M-TAG përmes A1

A1 në bashkëpunim me Ndërmarrjen publike për rrugët shtetërore (NPRrSh), Ju mundëson shërbim për pagesë elektronike të pagesave rrugore në Maqedoni, me pajisjen M-TAG.

Për të përdorur shërbimin, duhet të keni një pajisje elektronike M-TAG, të cilën mund ta blini në sallonet e shitjes të A1.

Si funksionon pajisja M-TAG?

Pajisja M-TAG vendoset në automjetin Tuaj, në pjesën e brendshme të xhamit të përparmë dhe Ju mundëson të kaloni nëpër pikat e pagesës pa u ndalur. Kur automjeti i afrohet pikës së pagesës, lexuesi në pikën e pagesës regjistron pajisjen M-TAG dhe rampa hapet automatikisht. Shërbimi M-TAG funksionon vetëm në korsitë e shënuara me M-TAG, zakonisht korsia e djathtë.

Si të blini pajisje M-TAG?

Për të gjithë postpejd përdoruesit e telefonisë celulare dhe fikse të A1, pajisja M-TAG është në dispozicion në 24 këste, për vetëm 49 denarë/muaj, dhe kësti do t'i shtohet A1faturës Tuaj mujore. Pajisja gjithashtu është në dispozicion me pagesë të njëhershme prej 1.199 denarësh.

Regjistrimi

Pas blerjes së pajisjes, duhet të regjistroheni në portalin e mëposhtëm për ta përdorur atë.

Si pagohet pagesa rrugore në mënyrë elektronike me pajisjen M-TAG?

Pagesën për përdorimin e shërbimit M-TAG, mund ta bëni me rimbushje paraprake të mjeteve financiare në pajijse ose me kartelë pagese.

RISI

Pagesa përmes numrit postpejd A1

Lidhni numrin Tuaj postpejd A1 me pajisjen M-TAG. Çdo herë që kaloni një pikë pagesë, pagohet një shumë përkatëse, e cila më pas do të shtohet në faturën mujore për numrin Tuaj celular A1postpejd.

RISI

Pagesa me kartelë pagese

Lidhni kartën Tuaj debitore/të kredisë me pajisjen M-TAG. Sa herë që kaloni në pagesën rrugore, shuma përkatëse do të pagohet me kartelën e lidhur.

Pagesë me rimbushje

Rimbushjen e pajisjes M-TAG mund ta bëni në vendet e shitjes të A1 ose në portalin e regjistrimit..
Shuma minimale: 1.000 denarë

  • Lidhja e kartelës bëhet në portalin e regjistrimit, ku duhet ta shtoni kartelën pasi të regjistroheni.
  • Udhëzime të hollësishme për regjistrimin, hyrjen dhe lidhjen e numrit Tuaj postpejd, si dhe kartelën e pagesës, mund të gjeni në portal përmes linkut të mëposhtëm.
  • Për pagesën e tarifës së pikës së pagesës përmes numrit postpejd A1, vlen limiti prej 3,000 denarë në periudhën e faturimit të faturës mujore. Pas tejkalimit të limitit, pagesa do të vazhdojë të realizohet përmes kartelës së pagesës së futur.

Udhëzime për instalimin e pajisjes M-TAG:

  1. Vendoseni pajisjen M-TAG në mbajtëse, duke e rrëshqitur derisa të vendoset plotësisht në vendin e vet
  2. Pastroni dhe thani sipërfaqen e xhamit të përparmë, rreth pasqyrës, ku do ta vendosni pajisjen M-TAG.
  3. Hiqni letrën mbrojtëse nga shiriti ngjitës në pjesën e pasme të mbajtëses.
  4. Vendoseni pajisjen M-TAG horizontalisht në xhamin e përparmë, pranë ose pas pasqyrës. Shtypni pajisjen fort për rreth 10 sekonda. E gjithë sipërfaqja ngjitëse duhet të jetë në kontakt me xhamin e përparmë për të ngjitur pajisjen.

Shpjegimi i sinjaleve me zë të pajisjes M-TAG:

  • Sinjali i njëhershëm me zë: тPajisja M-TAG është lexuar me sukses, pagesa është realizuar me sukses (ka mjete të mjaftueshme).
  • Dy sinjale me zë: Pajisja M-TAG është lexuar me sukses, pagesa është realizuar me sukses, por fondet e mbetura janë të pamjaftueshme për përdorimin e ardhshëm (pajisja duhet të rimbushet).
  • Tre sinjale me zë: Pajisja M-TAG është lexuar me sukses, por nuk është zbuluar asnjë automjet në korsinë e trafikut. Pagesa nuk është realizuar.
  • Katër sonjale me zë: Pajisja M-TAG është lexuar me sukses, por pagesa nuk është realizuar (shembull: nuk ka mjete të mjaftueshme, pajisja është bllokuar, etj.)