HBO Max - Serialet dhe filmat më të mirë me A1 Combo
Me HBO Max shikoni filmat dhe serialet tuaja të preferuara kudo që të jeni! Kënaquni në mbi 15.000 tituj nga Warner Bros., HBO, Max Originals, DC, Cartoon Network dhe shumë të tjerë - për herë të parë në një vend.
Shërbimi HBO Max mundëson përcjellje të përmbajtjeve me anë të internetit. Shikoni filmat më të mirë, seritë më të reja, filmat dokumentarë dhe koncertet që i keni në dispozicion për përcjellje me anë të kompjuterit/ laptopit, smartfonit, tabletit ose smart TV-së çdoherë kur të dëshironi, në më së shumti 5 aparate, а në 3 aparate njëkohësisht.
Paketa HBO Premium
Shërbimi HBO Max është në dispozicion me pakon HBO Premium, i cili përveç shërbimit HBO Max i përfshin edhe kanalet televizive HBO, HBO2 dhe HBO3. Pakoja HBO Premium është në dispozicion për të gjithë shfrytëzuesit e A1 Combo, A1 Combo Lite, A1 TV dhe A1 TV Lite, me parapagesë mujore prej 299 denarë.
Pakon HBO Premium mund ta aktivizoni në të gjitha vendet e shitjes A1 ose me thirrje në Qendrën Kontaktuese në numrin 077 1234.

