Opsion special roaming për A1 Postpejd

Aktivizoni roaming opsionin special dhe fitoni një çmimin prej 29 den. për të gjitha thirrjet hyrëse nga Evropa pavarësisht nga kohëzgjatja e thirrjes, 29 den. për minutë thirrje dalëse dhe 29 den. për vendosjen e telefonatës. Roaming opsionin special mund ta aktivizoni me SMS-mesazh me tekst START ROAM në 140 777.

Oferta është në dispozicion për të gjithë shfrytëzuesit A1 Postpejd. Aktivizimi i opsionit special roaming është falas dhe i njëjti do të mbesë aktiv derisa ta çaktivizoni me SMS mesazh me tekstin STOP ROAM në 140 777 në cilëndo A1 qendër. Në rast se e aktivizoni opsionin nga Maqedonia, mesazhi për aktivizimin është falas ndërsa për aktivizimin ose çaktivizimin derisa gjendeni në roaming, arkëtohet vetëm SMS mesazhi me çmimin e mesazhit të dërguar nga roamingu. Çmimet kanë të bëjnë me të gjithë operatorët në vendet përkatëse.

Opsioni special roaming nuk mund të kombinohet me çmime të rregulluara në Serbi, në Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipërisë  - në rast se e keni aktivizuar, do të vazhdoni ti shfrytëzoni këto privilegje, por në rast se dëshironi të transferoheni në çmimet e rregulluara që vlejnë për Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, dërgoni mesazh SMS me tekstin REGROAM në 140799 me ç'rast do të çaktivizohet Opsioni special roaming dhe do të aplikohen çmimet e rregulluara në këto vende dhe çmimet standarde për roaming në të gjitha vendet tjera.

Opsioni special i roamingut nga 01.07.2021 nuk është më në dispozicion në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shfrytëzuesit që e kanë aktivizuar ose do ta aktivizojnë këtë opsion nuk do të mund ta përdorin atë dhe për ta do të vlejë rregullativa për roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shfrytëzuesit që kanë aktivizuar këtë shërbim nuk duhet ta deaktivizojnë atë kur të hyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Telefonatat hyrëse në vendet e Ballkanit Perëndimor sigurisht nuk tarifohen.

Për informacion për të gjitha çmimet në roaming, klikoni këtu.

Për më shumë informata paraqituni në Qendrën kontaktuese në 077 1234.