JSP Bileta


Blini biletën e autobusit prej celularit tuaj me A1 Postpejd

Të gjithë shfrytëzuesit e A1 Postpejd kanë mundësi të blejnë biletë për vozitje në autobusët e NQP Shkup prej telefonit celular. Me këtë shërbim, blerja e biletës është shumë e thjeshtë, ndërsa e gjitha çfarë duhet të bëni është ti ndiqni hapat në vijim:

Që të mund të blini bileta, paraprakisht duhet ta aktivizoni shërbimin. Për aktivizim të shërbimit, dërgoni SMS me përmbajtje "START" në numrin 14 11 14, aktivizimi është falas. Do të pranoni SMS mesazh si vërtetim për aktivizimin e suksesshëm të shërbimit.

Hapat për blerjen e biletës me anë të telefonit:

  1. Lajmrohuni në numrin 185 dhe afroni telefonin pranë aparatit (validuesit) në autobus.
  2. Aparati do ju regjistrojë – gjatë blerjes së suksesshme, do të pranoni sinjalizim zanor dhe ndriçues nga aparati validues.
  3. Do të pranoni SMS mesazh si vërtetim për blerjen e suksesshme të biletës. Ruani SMS mesazhin deri në fund të vozitjes.

Çmimi i biletës ditore për një vozitje është 40 denarë, ndërsa i biletës së natës 50 denarë. Limiti mujor maksimal për blerjen e biletave nga telefoni juaj celular është 1 800 denarë.

Këshillë e dobishme: Pasi ta rrotulloni numrin 185, ju rekomandojmë që telefonin ta afroni më afër aparatit (validues) në autobus, ndërsa zëri i telefonit të jetë lëshuar deri në maksimum, që të mundet aparati më lehtë ta regjistrojë tingullin/thirrjen, për shkak të zhurmës së mundshme në autobus.

Për më shumë informata, paraqituni në numrin 077 1234.