Përkrahje për shfrytëzuesit

PIN / PUK Numër

Çdo SIM kartelë duhet patjetër të ketë një numër PIN që futet gjatë aktivizimit të kartelës. I njëjti ndodhet në vetë kartelën plastike.

Numri PIN mund të ndryshohet nëpërmjet menysë së telefonit, sipas udhëzuesit të përdorimit për shfrytëzuesit. Ndryshimi i PIN numrit nuk është i mundur përmes asnjë sistemi, përveçse përmes telefonit të shfrytëzuesit.

Nëse PIN-i futet gabimisht 3 herë , kartela bllokohet dhe komunikohet kodi PUK, i cili mund të merret në mënyrat e mëposhtme:

1. Në vetë kartelën SIM

2. Duke telefonuar në A1 Kontakt Qendrën

3. Përmes aplikacionit A1 Im në pjesën Profili Im

4. Numri PUK është i nevojshëm për të zhbllokuar kartelën dhe për të futur një PIN të ri (ose për të përjashtuar kërkesën për PIN) dhe gjatë kësaj duhet të tregoni dokumentin për identifikim personal për të vërtetuar pronësinë e kartelës me Pripejd/Postpejd ose të telefononi në A1 Kontakt Qendrën.

 

SIM kartela e bllokuar me numrin PUK (10 herë gabim i futur)

Në këtë rast, është e nevojshme të bëhet zëvendësimi i SIM kartelës në dyqanin më të afërt të A1.

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme