Përkrahje për shfrytëzuesit

Si mund të hyj në aplikacionin celular A1 Im?

Pas fillimit të aplikacionit celular A1 Im ju duhet të regjistroheni në njërën nga mënyrat e mëposhtme:

Nëse nuk keni profil ekzistues, duhet të regjistroheni me numrin celular të parapaguesit të A1 dhe do të merrni një emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Regjistrimi mund të bëhet përmes aplikacionit celular ose në portalin A1 Im në faqen tonë të internetit www.A1.mk.

 

Nëse tashmë keni krijuar një emër përdoruesi dhe fjalëkalim përmes aplikacionit celular ose portalit A1 Im, përdorni emrin e përdoruesit të krijuar tashmë për secilën hyrje në aplikacion.

Ju gjithashtu mund të hyni me numrin Tuaj celular. Pasi të zgjidhni opsionin "Hyrje me numër", do të merrni një SMS mesazh me kod për të hyrë në menynë e aplikacionit. Kur regjistroheni vetëm me një numër parapaguesi, do të keni një grup të kufizuar funksionesh në dispozicion nga menyja e A1 Im.

Opsioni i tretë i hyrjes në My A1 është "hyrje e shpejtë" automatike, pa përdorur kodet dhe emrin e përdoruesit. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të zgjidhni opsionin "Hyrja e shpejtë" nga ekrani kryesor i hyrjes së aplikacionit. Me hyrjen automatike, domethënë hyrjen e shpejtë, hyni përkohësisht, me të njëjtat privilegje si në "Hyrja me numër". Në mënyrë që "hyrja e shpejtë" të funksionojë, duhet të aktivizoni aplikacionin në telefonin Tuaj përmes internetit celular, si dhe në cilësimet e internetit ta fshini proxy. Kjo do të thotë që nëse bëhet fjalë për postpjed shfrytëzues rezident, ai do të ketë privilegje të avancuara (Advanced) nëse bëhet fjalë për postpejd biznes shfrytëzues, ai do të ketë qasje në privilegjet themelore (Basic) ndërsa pripejd shfrytëzuesi do të ketë privilegje si tip pripejd standard (Prepaid).

 

Shikoni videon e mëposhtme që do t'ju ndihmojë si të përdorni aplikacionin celular A1 Im:

 

Jeni i kënaqur nga përgjigja?

Pyetje të ngjashme