A1 Maqedoni në bashkëpunim me ORYX Assistance, ju ofron shërbimin Home Assistance i cili ju ofron asistencë teknike në rast ndërhyrje emergjente për mënjanimin e defekteve në shtëpi. Shërbimi është në dispozicion për të gjithëA1 postpejd përdoruesit rezident celular dhe fiks, pa detyrim për të lidhur kontratë, pra mund ta aktivizoni dhe deaktivizoni shërbimin sa herë të dëshironi.

Përfitimet që merrni me shërbimin e Home Assistance

Defektet e mbuluara nga shërbimi Home Assistance në shtëpinë Tuaj

  • Rregullimi i bravës ose hapja e derës për shkak të: çelësit të bllokuar/të thyer në bravë, brave e thyer ose brave e dëmtuar në rast vjedhjeje
  • Pamundësia e mbylljes së dyerve dhe dritareve të jashtme për shkak të: thyerjes ose dëmtimit të vetë dyerve ose dritareve, si dhe kornizave të tyre.
  • Riparimi i tubave të ujit dhe kanalizimit për shkak të: plasjes së tubit, rrjedhjeve nga nyjet e tubave të ujit, rrjedhjeve nga sistemi i ngrohjes qendrore, bllokimit të tubave të kanalizimeve.
  • Riparimi i instalimeve elektrike për shkak të: qarkut të shkurtër, izolimit të dëmtuar të kabllove, nyjeve elektrike të dëmtuara dhe të tjera.

Për informata më të hollësishme për dëmet dhe përfitimet e këtij shërbimi, lexoni Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit në linkun e mëposhtëm.

Çmimi i shërbimit

Shërbimi Home Assistance ofrohet me një çmim prej vetëm 99 denarë/muaj.

Vlera e mbulesës së shërbimit është 13.000 denarë/vit, me mundësi të shfrytëzimit të përfitimeve, më së shumti 3 herë në vit.

Si aktivizohet shërbimi Home Assistance?

  • sallonet shitëse të A1
  • Me telefonatë në Kontakt Qendrën të A1 në numrin 077 1234

Si të raportoni një emergjencë?

Në rast nevoje për ndërhyrje urgjente, Ju lutemi telefononi në numrin falas 0800 22 202.

Pyetje dhe përgjigje të bëra shpesh