A1 Guru është platformë që u ofron përdoruesve ndihmë dhe mbështetje për të gjitha pyetjet e tyre lidhur me shërbimet e A1, pa pasur nevojë të vizitojnë sallonet shitëse dhe të telefonojnë në Kontakt qendrën, në mënyrë që t'u mundësojmë atyre një përvojë të shkëlqyeshme të shfrytëzuesit.
Njoftohuni me A1 Guru Sllavçon - A1 Guru ekspertin virtual
Eksperti virtual A1 Guru Sllavço është çet-bot që kupton dhe flet maqedonisht dhe shqip. Komunikimi me A1 Guru Sllavçon është plotësisht falas, kurse me të mund të bisedoni në veb faqen tonë ose përmes aplikacioneve Viber dhe Facebook Messenger.
Fillo bisedë me A1 Guru SllavçonA1 Guru Sllavço Ju mundëson:
- Ndihmë dhe mbështetje teknike për përdorimin e shërbimeve celulare dhe fikse në A1 - internet, telefoni dhe televizion
- Ndihmë gjatë pagesës së faturave Tuaja mujore, shpejt, sigurtë dhe thjeshtë
- Kontrollim të gjendjes së llogarisë dhe rimbushje të kredisë për pripejd shfrytëzuesit
- Aktivizim, deaktivizim të shërbimeve dhe pakove, si dhe informata për tarifat dhe promocionet
- Rekomandime për zgjedhjen e telefonit të ri
Tekniku digjital - në dispozicion 24/7 përmes A1 Im
Ky shërbim do t'ju ndihmojë të zbuloni dhe eliminoni çdo vështirësi në lidhje me shërbimet tuaja fikse: internet, televizion dhe telefon fiks. Teknikun digjital mund ta përdorni përmes A1 Im (aplikacionin dhe veb portali).
Tekniku digjital Ju mundëson:
- Vet t’i zgjidhni vështirësitë eventuale, shpejt dhe thjeshtë
- Të kontrolloni funksionalitetin e shërbimeve Tuaja fikse, nëse pajisjet janë të lidhura, cilat TV pako janë aktivizuar, të ndryshoni cilësimet e rrjetit Tuaj Wi-Fi, etj.
- Të mënjanoni vështirësitë shpejt, pa pritur dhe pa kontaktuar Kontakt qendrën
Video mbështetje
Me këtë shërbim, A1 agjenti do t'Ju ndihmojë të lidhni pajisjen me video thirrje ose të zgjidhni vështirësitë e mundshme që lidhen me televizionin dixhital.
Nëse përdoruesi dëshiron video mbështetje, agjenti do t'i dërgojë një SMS mesazh me link për video-telefonatë, përmes së cilës përdoruesi do të krijojë një video-telefonatë nga celulari i tij. Gjatë telefonatës, ju do t'i tregoni agjentit se çfarë dhe si lidhni me kamerën e pasme të telefonit.
Me video mbështetje do të merrni ndihmë gjatë:
- Zgjidhjes së vështirësive që lidhen me televizionin dixhital (skanimi i kanaleve televizive, gjetjen e burimit të duhur televiziv, etj.)
- Lidhjes së pajisjes që i është dorëzuar përdoruesit për vetë-instalim
- Lidhjes së pajisjes për internet (lidhja e duhur e kabllove të modemit/ruterit)
A1 Guru udhëzime
Me ndihmën e këshillave në A1 Guru video udhëzimet, do të merrni udhëzime të qarta dhe precize për përdorimin e shërbimeve të A1: video udhëzime për instalimin dhe përshtatjen e pajisjeve, aktivizimin dhe deaktivizimin e pakove, pagesën e faturave dhe të tjera. Video udhëzimet azhurnohen dhe plotësohen vazhdimisht me përmbajtje të reja.
A1 tips & tricks
Shikoni këshillat dhe truket për përdorim më të lehtë të shërbimeve A1:
- aktivizimi dhe deaktivizimi i A1 Sekretaresha
- A1 Identifikues
- linja e dytë
Harta e mbulimit
Mëso më shumëA1 sallone
Mëso më shumëPagesa e faturave
Paguani faturën e Juaj pa paralajmërim në A1-i im, vetëm futni numrin e faturës që dëshironi ta paguani.
Rimbushni kredit
Regjistroni shumën që dëshironi ta rimbushni. Ju lutemi, vendosni shumë prej 100 dhe 1000 denarë.