A1 Maqedoni është fitues i Ecommerce Awards në kategorinë "Uebfaqja më e mirë për pagesën e faturave".

1
2
Veprim 3
4

Paguani faturën shpejtë dhe lehtë

Vendosni numrin tuaj celular dhe adresën elektronike.
Shikoni video tutorialin si të paguani llogarinë tuaj online.

Numrin e faturës mund ta gjeni në këndin e djathtë të epërm të faturës Tuaj, në rast se jeni shfrytëzues privat dhe nuk e dini numrin e faturës që dëshironi ta paguani, dërgoni SMS me çfarëdo përmbajtjeje nga numri Juaj telefonik në numrin falas 14500 dhe do të pranoni mesazh kthyes me informata për numrin e faturës, periudhën që e përfshin dhe shumën e faturave që kanë të bëjnë me numrin e Juaj.

Nëse jeni përdorues biznes ose përdorues i një pakete fikse dhe nuk e dini numrin e faturës suaj, na shkruani në email: kontakt@a1.mk ose telefononi Kontakt Qendrën 077 1234.

Vërtetim për faturë të paguar do të merrni menjëherë në e-mail adresën e regjistruar.Nëse nuk regjistroni email adresë, vërtetim për pagesë do të merrni përmes SMS-mesazhit në numrin e telefonit në të cilin i merrni SMS- njoftimet e rregullta për faturë të lëshuar, ditën e ardhshme pas pagesës së bërë.
  • Përmes aplikacionit mobil "A1 Im" në pjesën "Faturat"
  • Me kyçje në web-portalin "A1 Im", në pjesën "Faturat"
  • Në të gjitha A1 salonet shitëse (Në sportel apo përmes automatit për pagesë)
  • Bankë, mënyrë Elektronike, sportel ose me virman në cilën do prej transaksioneve në vijim: NLB Banka 210-0706831002-12, Stopanska banka 200-0029212758-54, Komercijalna banka 300-000003896-235 dhe Halkbank 270-0706831001-22
  • Përmes bankomateve të Stopanska banka dhe NLB banka
  • në postë

Gjendjen momentale të faturës tuaj mundeni ta kontrolloni:

  • Në qoftë se kyçeni në aplikacionin mobil "A1 Im" në pjesën "Gjendja Momentale"
  • Në qoftë se kyçeni në web portalin “A1 Im” dhe zgjedhni opsionin "Faturat e Mia"
  • Telefononi në 077 1278 dhe ndiqni udhëzimet e postpejd menysë. Çmimi i telefonatës është 0 den. me TVSh të përfshirë.
  • Dërgoni SMS mesazh, me përmbajtje „LlOGARIA" në numrin 1278 dhe do të merrni informatë kthyese. Çmimi i mesazhit është 0 den me TVSh të përfshirë.

Gjendja momentale është me karakter informative dhe nuk pëfshin parapagime mujore, kompenzime të njëherëshme, propusti dhe shpenzime të realizuara në roaming.

Duke hyrë në aplikacionin celular "My A1" ose përmes portalit në internet "My A1", ju keni akses të plotë në të gjitha faturat e lëshuara nga 12 muajt e fundit, si dhe pamje paraprake të hollësishme të të gjitha faturave të lëshuara në 5 muajt e fundit.