A1 Combo Business

Zgjidhje e plotë për menaxhim të suksesshëm
të biznesit Tuaj në tregtinë me pakicë

Ne të gjithë jemi klientë të produkteve të ofruara nga dyqane të vogla apo të mëdha nga një vend fiks. Më të pranishmit në tregun tonë janë dyqanet për ushqim, veshje, tekstil, luleshitës, bukëpjekës.

Interneti i qëndrueshëm dhe i shpejtë, lidhja Wi-Fi si dhe telefoni celular me të cilin ata arrijnë të koordinojnë aktivitetet e përditshme dhe të jenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët, furnizuesit dhe klientët e tyre janë jashtëzakonisht të rëndësishme për suksesin e këtyre bizneseve. Për nevojat e këtyre bizneseve, ne ofrojmë linja celulare duke përfshirë biseda të pakufizuara dhe internet celular bashkë me smartfon, me një çmim të shkëlqyeshëm.

Ne jemi këtu për t'Ju mbështetur dhe ndihmojmë të qëndroni të lidhur me klientët Tuaj, të zhvillojmë dhe të promovojmë biznesin Tuaj.

А1 Combo Business

A1 Combo Business Ju mundëson fleksibilitet - internet të qëndrueshëm për dyqanin Tuaj. Zgjedhni A1 Combo me internet për zyrën Tuaj dhe linja celulare dhe kurseni. Për më tepër, me A1 Combo Business ju fitoni zbritje për pajisje të re sipas zgjedhjes Tuaj.

Me A1 Combo Business M fitoni:

  • Internet të pakufizuar deri në 60/5 Mbps
  • Linja celulare me 40GB internet kombëtar, biseda të pakufizuara dhe SMS në të gjitha rrjetet kombëtare
  • Smartphone i ri me çmim të madh
Види ги сите тарифи

A1 Smart Office

Çdo biznes modern apo zyrë ka nevojë për një zgjidhje që do të rrisë komoditetin dhe sigurinë në hapësirat Tuaja të punës (zyrat).

A1 Smart Office është sistem inteligjent për menaxhimin e pajisjeve elektrike në zyrën Tuaj, kështu që nuk ka më nevojë të shqetësoheni a e keni mbyllur dritaren e zyrës Tuaj, a i keni lënë dritat të ndezura ose nëse kondicioneri i ajrit ende punon. Zvogëloni shqetësimet dhe faturat e energjisë elektrike me një nga pakot dhe pajisjet tona Smart Office, është mençuri të keni A1 Smart Office.

Më shumë

A1 Cloud Messaging

Qëndroni në kontakt të vazhdueshëm me klientët Tuaj dhe informojini ata në kohë për të gjitha promocionet. A1 Cloud Messaging është zgjidhje softuerike e bazuar në ueb-platformën, e destinuar për kompani dhe institucione që kanë nevojë për dërgim masiv të mesazheve SMS, Viber dhe e-mail.

Më shumë

A1 Web Hosting

Shërbimi A1 Web Hosting mundëson hostimin (vendosjen) e ueb-faqeve të kompanisë Tuaj në serverët e vendosur në data qendrën të A1 dhe shfrytëzimin e bazave të të dhënave. Shërbimi është zgjidhje ideale për kompanitë që duan mjedis profesional dhe platformë të lartë për vendosjen dhe mirëmbajtjen e ueb-faqeve të tyre. Shërbimi A1 Е-mail Hosting është destinuar për kompanitë që duan E-mail shërbim të sigurt dhe të qartë.

Më shumë