Ambiciet e Grupit A1 Telekom Austria për qeverisjen korporative:
 

  • të rrisim pjesëmarrjen e femrave në pozicione drejtuese në 40% në mbarë Grupin deri në vitin 2023, duke ruajtur ose tejkaluar pjesën tonë totale të grave prej 40% në të gjithë grupin,
  • mbajtja e sistemit të menaxhimit të pajtueshmërisë në praktikën më të mirë dhe të certifikuar nga jashtë, për të mbrojtur integritetin dhe besimin e Grupit A1 Telekom Austria.
HARMONIZIMI
HARMONIZIMI

Etika e punës na bën të fortë dhe të qëndrueshëm. Ndershmëria dhe sinqeriteti, të bazuara në secilën prej aktiviteteve që ndërmarrim, na çojnë të gjithëve drejt një qëllimi të përbashkët. Në hapjen e rrugës për suksesin tonë të qëndrueshëm, është e rëndësishme të mbajmë mend se nuk është e rëndësishme vetëm të ARRITIM synimet tona afariste, por po aq e rëndësishme është edhe se SI t'i arrijmë ato. Ne veprojmë me integritet në biznesin tonë dhe marrëdhëniet e ndërsjella. Me fjalë të tjera, ne punojmë me ndershmëri, në mënyrë të drejtë dhe transparente. Për të vazhduar promovimin e kulturës korporative me një fokus të fortë në etikë dhe integritet, kemi krijuar parimet e harmonizuara.

Code of Conduct TAG Guidlines
DIVERSITETI (SHUMËLLOJSHMËRIA)
DIVERSITETI (SHUMËLLOJSHMËRIA)

Burimi më i rëndësishëm i kompanisë janë punonjësit tanë. Prandaj, ne përpiqemi t'u ofrojmë atyre një mjedis pune, në të cilin secili punonjës do të jetë vetja. Një mjedis pune ku të gjithë do të kenë mundësi të barabarta, ndërkaq familja dhe karriera nuk do të kundërshtohen. Duke promovuar diversitetin dhe barazinë, kompania ndërmerr hapa të rëndësishëm dhe nxit një kulturë në të cilën të gjithë janë të respektuar.

BARAZIA GJINORE
BARAZIA GJINORE

Barazia gjinore vazhdon të jetë një çështje e rëndësishme në shoqërinë tonë. Në A1 Telekom Austria Group, ne jo vetëm që duam të tërheqim vëmendjen ndaj kësaj teme, por edhe ta trajtojmë atë në mënyrë aktive. Për këtë arsye, është përpiluar një plan në Austri për avancimin e grave, me qëllim të definimit të masave për mundësi të barabarta. Qëllimi i këtyre masave është promovimi i mundësive për zhvillimin profesional të grave dhe përmirësimi i përputhshmërisë (harmonizimit) së (të) punës dhe jetës familjare. Për më tepër, është krijuar një rrjet grash "gratë kanë domethënie dhe rëndësi". Në këtë platformë, gratë mund të shkëmbejnë ide dhe njohuri dhe të mbështesin njëra -tjetrën.

MAMFORCE
MAMFORCE

A1 Maqedonia në shkurt 2017 filloi me zbatimin e metodës MAMFORCE, një metodë novatore e vlerësimit dhe certifikimit të biznesit, që bashkon përgjegjësinë e korporatës ndaj familjes dhe barazisë gjinore. Metoda MAMFORCE mbulon gjashtë fusha kryesore, të cilat mbulojnë politikat dhe masat më të rëndësishme, si dhe lidhen me komunikimin me kolegët, organizimin e punës, fleksibilitetin, shërbimet e punonjësve dhe zhvillimin e menaxhimit dhe udhëheqjes së talenteve.

Me zbatimin e kësaj metode, i jepet rëndësi e barabartë politikave dhe masave që organizata tashmë po zbaton, si dhe opinionit të punonjësve në lidhje me kontributin e tyre në funksionimin e kompanisë. Zbatimi i kësaj metode është një konfirmim i cilësisë së kompanisë dhe angazhimit të saj për barazinë gjinore, e ndërkaq është në kuadër të një projekti të Bashkimit Evropian, me të cilin promovohen mundësi të barabarta për zhvillimin personal dhe karrierë, si dhe kujdes për nevojat specifike të punonjësve.Përfshirja në këtë nismë është një konfirmim se ne përpiqemi t'u ofrojmë punonjësve tanë ekuilibrin më të mirë të mundshëm midis punës dhe jetës private, dhe në të njëjtën kohë vazhdojmë të zhvillojmë pozicionin e njërit prej punëdhënësve më të mirë në Maqedoni. A1 Maqedonia dëshmon edhe një herë se është një kompani përgjegjëse, e cila kujdeset maksimalisht për punonjësit e saj dhe zbaton në harmoni politikat e përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme gjinore në menaxhimin e burimeve njerëzore.

Në vitin 2019, në kuadër të shpërblimit të bizneseve dhe individëve nga Shoqata e Qytetarëve "CONNECT", kompania mori çmimin për "Synimet e arritura të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2019" për projektin "MAMFORCE". Kjo njohje konfirmoi kontributin afatgjatë të A1 Maqedonisë, por edhe përkushtimin e të gjithë punonjësve në arritjen e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm, siç është arsimimi i arritshëm dhe cilësor për të gjithë, barazia gjinore dhe kujdesi për mjedisin jetësor.

 

Shiko me shume
 
Women in Digital
ËOMEN IN DIGITAL

Në organizim të A1 Maqedonia, më 8 mars 2018, u mbajt konferenca e parë "Women in Digital", tema kryesore e së cilës ishte roli dhe rëndësia e teknologjisë dixhitale në zhvillimin e shoqërisë, si dhe kontributi i saj në pjesëmarrjen e barabartë të grave dhe burrave në të gjitha proceset shoqërore, përfshirë edhe biznesin. Në konferencë morën pjesë më shumë se 150 pjesëmarrës nga segmente të ndryshme të shoqërisë, përfshirë një numër përfaqësuesish të suksesshëm dhe me ndikim të botës së biznesit, akademisë, shoqërisë civile, mediave dhe institucioneve, të cilët u njohën me tendencat botërore në zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë dixhitale.

Konferenca e dytë u mbajt në 12 mars 2019, ku tema kryesore e ngjarjes ishte "Transformimi dixhital: “Revolucioni teknik ose evolucioni i mendësisë" („Digital transformation: Technical revolution or mindset evolution“), ku u debatua mbi ndikimin e dixhitalizimit në jetën e përditshme, në aspektin e momentit psikologjik si faktor kyç në krijimin e bartësve aktualë dhe të ardhshëm të dixhitalizimit dhe jetës në shoqërinë dixhitale.
Më 8 prill 2021, në formatin onlajn, gjegjësisht në distancë, u mbajt konferenca e tretë "Women in Digital 2021", organizuar nga A1 Maqedonia, ku komuniteti i biznesit pati mundësinë të dëgjojë të gjitha risitë dhe të debatojë për tendencat më rishtare në zhvillimin e inteligjencës artificiale. Nën titullin e përbashkët "Modelimi i Botës me Inteligjencë Artificiale", profesionistë të shquar ndanë njohuritë dhe përvojën e tyre mbi nevojën për inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e saj, ndikimin e inteligjencës artificiale në biznese dhe nevojën për të zhvilluar aftësi të reja pune.

 

Shiko me shume