14.08.2019

Vasko Tasev: A1 të punoj për më shumë se 1.2M shfryëzues

Vasko Tasev e filloi karrierën e tij në Vip si praktikant në Sektorin e Sistemeve të Informacionit për Mbështetjen e Biznesit, dhe sot punon si Specialist i Operacioneve të Sistemeve të Mbështetjes së Biznesit.

Këmbëngulja dhe dëshira e tij për të qenë pjesë e një kompanie multinacionale janë ato që i hapin dyert e Vip-it, kështu që thotë se këmbëngulja është çelësi i suksesit, por është e rëndësishme të besoni në vetveten.

Si Vasko, nga një student në Fakultetin e Elektroteknikës  dhe Teknologjive Informative në Shkup u bë anëtar i familjes së madhe të Vip-it ?

Ndërsa i përfundoni studimet, piqeni dhe mendoni se cili është hapi vijues që duhet të ndërmerrni për të vazhduar procesin e të mësuarit dhe për të filluar rrugën tuaj të karrierës. Unë isha i vendosur që doja të filloja karrierën time në një mjedis të korporatës, në një kompani multinacionale që do të më lejonte të rritem dhe të përmirësoj njohuritë e mia, por frika për të mos pasur përvojë të mjaftueshme ndonjëherë mund t’ju kthejë prapa dhe t’ju bëjë të dyshoni a do arrini ndonjëherë qëllimin. Historia ime është një histori me fund të lumtur dhe është dëshmi se kompanitë në vendin tonë po hapin dyert për të rinjtë që janë të gatshëm të punojnë dhe mësojnë.

Në Vip fillova si praktikant, me rekomandimin e një kolegu, aplikova në shpalljen në të cilën kërkonte praktikant në Sektorin e Testimit SQAT dhe pas disa ditësh isha në intervistë.

Meqenëse isha student në Fakultetin e Elektroteknikës  dhe Teknologjive Informative, në degën e Telekomunikimeve dhe Inxhinieritë të Informacionit, më ofruan të jem praktikant në skuadrën e BSS Operations. Normalisht, e pranova ofertën pa u menduar, sepse ishte një sfidë e vërtetë për mua, por edhe në përputhjе me përvojën dhe edukimin tim. Tërë procesi ishte argëtues, por pa shumë vonesë, kalova shumë mirë në provën që më kanë bërë dhe pas disa ditësh isha në tryezën time dhe fillova të punoja si praktikant në skuadrën e BSS. 

Cili është roli i Sektorit të Sistemeve të Informacionit për Mbështetjen e Biznesit?

Roli i sektoritit tonë dhe detyra jonë është të jemi mbështetës për problemet që lindin dhe të gjejmë një mënyrë të përshtatshme për t’i zgjidhur, dhe para së gjithash për t’i zgjidhur para se të preket përdoruesi. Normalisht, është një sfidë e madhe, por për mua gjëja kryesore që më ka ndihmuar të përmirësoj njohuritë e mia dhe të mësoj sistemet e punës.

Detyra jonë është të punojmë në një skuadër, të ndihmojmë dhe të jemi plotësisht të përqendruar tek shfryëzuesit. Fryma e skuadrës në sektorin tonë mund të vërehej që nga dita e parë, sepse kolegët ishin ata që më ndihmuan për të arritur atje ku jam sot. Mbështetja që ma dhanë dhe njohuritë që në menyrë joegoste i ndanë me mua, më ndihmuan të ekuilibroja midis punës dhe studimit, dhe sot të jem një anëtar i vlerësuar i familjes Vip, dhe në mënyrë të pavarur dhe me vetëbesim të mbaroj detyrat e punës.

Pse Vip e ka zgjedhur si pikënisje në karrierën tuaj?

Vip është një nga kompanitë më të mëdha në vendin tonë, e cila gjithmonë ndjek trendet botërore dhe shpesh vendos tendenca të reja në tregun tonë. Vetëm mendimi të punoni në një kompani të madhe, të keni më shumë se 1.100 kolegë dhe të punoni për nevojat e më shumë se 1.2 milion përdoruesve e ngre adrenalinën.

Kam qenë i informuar mirë për kushtet e ofruara nga kompania, mësimin që është individual për secilin punonjës, mundësinë për përmirësime dhe përparim, kështu që ky ishte motivimi im që Vip të jetë pikënisja ime. Kur pashë njoftimin për punë në LinkedIn, e dija se isha një hap më afër përmbushjes së qëllimit tim.

Si dukej dita juaj e parë e punës?

Të jem i sinqertë, ditën e parë të punës isha pak i hutuar, kompani e madhe, shumë kolegë, një atmosferë dinamike, dhe unë u përpoqa të futem dhe të kujtoj emrat e kolegëve që takova atë ditë, isha i trembur, por për fat të mirë erdha në një skuadër që më pranoi menjëherë, kështu që përshtatja ishte shumë e shkurtër.

Pas vetëm 14 muajsh, ju e zëvendësuat  pozicionin praktikant me një punonjës. Cili është dalimi midis një praktikanti dhe një punonjësi?

Ndoshta pikërisht në fillim, në muajt e parë, puna ime si praktikant ishte e ndryshme nga ajo që bëj sot. Gjithsesi,  gjatë gjithë asaj kohe punova në proekte, por kryesisht isha përqendruar në marrjen e sa më shumë njohuri sa të munda për të përparuar.

Mund të them që të dy pozicionet mbajnë përgjegjësi, sepse pozicioni si praktikant është mësim përmes praktikës, kështu që ju jeni në kontakt me më shumë projekte dhe informacione që shpesh janë konfidenciale. Kur kalova nga praktikant në një punonjës të Vip-it, u ndjeva lehtësirë, sepse e dija që këtu ishte ku dëshiroja të punoja dhe sigurisht që kisha realizuar qëllimin tim për më shumë se një vit më parë.

Në Vip u njoh me mënyrën e shkathët të punës, dixhitalizimin, platformat e ndryshme për mësim. Cilat janë përfitimet e tjera që ju ofron kompania?

Është shumë e rëndësishme që Vip gjithmonë vendos standarde të larta në funksionimin e tij, nga mënyra se si transmetohet informacionet jashtë, deri mënyrën në të cilën kompania komunikon me punonjësit duke përdorur kanale të ndryshme, kështu që mundësia informacioni të mos arrijë tek ju është shumë i vogël. Përveç të gjitha mundësive që ofron kompania për të mësuar dhe përparuar, ajo gjithashtu ju jep mundësinë të ekuilibroni jetën tuaj profesionale dhe private, por më e rëndësishmja edhe t’i zgjeroni njohuritë në fusha që mund të mos jenë pjesë e punës tuaj, por që do të përmirësojnë funksionimin tuaj.

Gjithçka është interesante, nga mënyra se si i caktojmë emërimet, deri te trotinetet elektrike që mund të përdorim gjatë punës, deri në lojëra për punonjësit dhe deri te platforma për mësimi online. Si pjesë e familjes së madhe A1, Vip ju jep mundësinë të punoni dhe të bashkëpunoni me kolegë nga vendet e tjera dhe të mësoni për trendet që janë aktuale atje. Në kohën e dixhitalizimit, distanca fizike aspak nuk është pengesë, kështu që gjithmonë kemi mundësinë të punojmë në skuadra të shkathëta dhe së bashku të përballemi me sfidat e përditshme.

Çka në vijim?

Sigurisht, të gostitemi me kolegët :) 

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër