12.02.2020

A1 Maqedoni për klientët me parapagim të telefonisë celulare

Shkup, 11 shkurt 2020 - A1 Maqedonia me krenari njofton hapjen e një oferte të re, për të gjithë klientët me parapagim celular, që do të kenë mundësinë të shijojnë përfitimet e paketës tërheqëse A1 Go Social dhe të surfojnë në mënyrë të pakufizuar në rrjetet sociale.

Paketa rishtare (e fundit) A1 Go Sociali, është një paketë javore me surfim të pakufizuar në rrjetet më të njohura sociale, Facebook, Instagram, TikTok, FB Messenger, Snapchat dhe WhatsApp. Me paketën përdoruesit (klientët) kanë mundësinë që të bëjnë surfim të çlodhur, të ndajnë foto dhe video, postime dhe histori, pa pasur nevojë të shpenzojnë 1 GB shtesë të internetit, që është pjesë përbërëse e paketës. Pakoja është në dispozicion për vetëm 119 denarë në javë.

Paketa A1 Go Social mund të përdoret për aq kohë, përderisa përdoruesi ka 1 GB internet celular, të mbetur nga paketa A1 Go Social ose një paketë tjetër të aktivizuar të internetit. Nëse konsumohet Interneti, një paketë e re mund të aktivizohet menjëherë, duke vazhduar kështu me përdorimin e paketës A1 Go Social.

Të gjithë klientët e rinj me parapagim të kompanisë A1 fitojnë paketën A1 Go Social falas që në javën e parë. Të gjithë përdoruesit ekzistues të parapaguar tek A1 mund të aktivizojnë paketën përmes tekst porosisë START, në numrin 1499 ose përmes aplikacionit A1 Im. Pas skadimit, paketa do të riaktivizohet automatikisht për një abonim të përjavshëm prej 119 denarë, për sa kohë që klienti ka kredi të mjaftueshme në llogari.

Përdoruesi mund të kontrollojë statusin e internetit të mbetur të paketës shtesë të internetit prej 1 GB, përmes aplikacionit A1 Im ose përmes SMS në numrin 1440.

Me këtë ofertë rishtare tejet tërheqëse, kompania A1 Maqedonia riafirmon angazhimin e saj për të krijuar oferta të përshtatshme për nevojat e çdo klienti (përdoruesi), duke ofruar vlerën më të mirë, përvojë të lartë përdoruese, komunikimi të pakufizuar dhe shumë argëtim.

Më shumë informata mund të gjeni në www.a1.mk ose lajmërohuni në Qendrën e Kontaktit në 077 1234.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër