14.11.2019

A1 Maqedonia shënon Javën botërore për përkujdesin ndaj klientëve

Si kompani e udhëhequr nga premisa sa më afër klientëve të saj që janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, A1 Maqedoni shënon Javën botërore për kujdesit ndaj klientëve.

Për këtë qëllim, me kënaqësi të madhe, sot, A1 ishte nikoqir i një grupi të klientëve të cilët nga afër u njoftuan me punën e Qendrës për përkujdes të klientëve dhe me stafin që janë përkrahje e përditshme për kërkesat dhe nevojat e klientëve.

Në suaza të shënimit të Javës botërore për përkujdesin ndaj klientëve në kompani u organizuan disa ngjarje të orientuara drejt edukimit dhe ndjekjes së tendencave botërore në këtë fushë, me qëllim të avancimit dhe intensifikimit të komunikimit me klientët.

Qendra për përkudjes të klientëve është vendi ku shfrytëzuesit e shërbimeve të A1 kanë mundësi 24 orë, 7 ditë në javë dhe 365 ditë në vit të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet e hapura, të shprehin mendimin e tyre ose thjesht të marrin këshilla për një shërbim ose produkt që është në interesin e tyre. Për klientët e A1, informatat për produktet dhe shërbimet janë në dispozicion edhe përmes rrjeteve sociale përmes të cilave agjentët tonë në kohë reale japin përgjigje për pyetjet lidhur me shërbimet e kompanisë.

Qëllimi i A1 është të ndihmojë dhe ofrojë ndihmë profesionale gjatë përdorimit të produkteve dhe shërbimeve të veta.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër