16.03.2020

A1 Maqedoni - Jemi së bashku me ju

Shkup, 16 Mars 2020 - A1 Maqedoni i vazhdon aktivitetet e saja në mbështetje të të gjithë abonentëve të saj, me qëllim të thjeshtimit të jetës së përditshme, të krijuar nga situata e fundit e shkaktuar nga virusi COVID-19.

Nga sot, A1 në bashkëpunim me "eyeson" siguron falas shërbimin Video Konferencë, e cila është një zgjidhje e shkëlqyeshme për realizimin e mbledhjeve, pa praninë fizike në të njëjtin vend. Bëhet fjalë për një zgjidhje profesionale, përmes së cilës mund të lidhen deri në 100 video pjesëmarrës, të drejtuar në platformën A1.

Me shërbimin Video konferencë, mund të realizohen video thirrje cilësore, me një fotografi krejtësisht të qartë, thjeshtë dhe shpejtë, pa instaluar aplikacione, që është në dispozicion përmes laptopit, kompjuterit ose celularëve të mençur, si dhe siguron siguri të plotë.

Shërbimi Video Konferencë, është në dispozicion pa pagesë deri më 30.06.2020, duke mos pasur nevojë të jepni të dhënat e kartës së pagesës.

Dy javë para skadimit të periudhës pa pagesë, do të merrni një njoftim, si dhe informacion mbi kushtet, në të cilat shërbimi do të jetë në dispozicion për përdorim të mëtejshëm.

Më tepër informacione mund të gjeni në www.A1.mk

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër