15.03.2020

A1 Maqedoni - Jemi së bashku me ju

Shkup, 15.03.2020 - Përballë sfidës që qëndron para nesh të gjithëve, për shkak të situatës me COVID-19, A1 Maqedoni në mbështetje të të gjithë abonentëve të saj, në mënyrë që të përmbushë jetën e përditshme, me përmbajtje e cila është shumë e ndryshme nga ajo për të cilën jemi mësuar, siguron:

  • 10 GB shtesë internetit, për të gjithë abonentët celular
  • 7 kanale televizive të filmave dhe për fëmijë, që janë në dispozicion falas për të gjithë abonentët e shërbimeve televizive

Abonentët do të jenë në gjendje ta aktivizojnë internetin celular përmes aplikacionit A1-shi Im, të cilin mund ta shkarkojnë nga Play Store ose App Store, nëse nuk e kanë instaluar akoma. Abonentët me parapagesë kanë mundësinë e përdorimit të internetit për 30 ditë, nga dita e aktivizimit, ndërsa abonentët pa parapagesë kanë 7 ditë. Interneti është në dispozicion përmes rrjetit celular A1 Maqedoni, dhe mund të aktivizohet deri më 31.03.2020.

Të gjithë abonentët tanë televiziv deri në fund të muajit mars, do të jenë në gjendje ti shikojnë falas kanalet më të mira televizive të filmave si: CinestarTV Premiera 1 dhe CinestarTV Premiere 2, si dhe kanalet televizive për fëmijë Nickelodeon, Nickelodeon Jr, Cartoon Network, Boomerang dhe Baby TV.

A1 Maqedoni, si kompani që promovon mënyrën digjitale të jetesës, iu mundëson abonentëve të saj të menaxhojnë pa ndërprerë të gjitha shërbimet telekomunikuese, përmes platformave digjitale: A1-shi Im, fatura online, rimbushja elektronike e kredisë pa parapagim, 24/7 orë mbështetje online, dhe profilet tona në rrjetet sociale.

Më shumë informacione mund të gjeni në www.a1.mk, ose duke thirrur në Qendrën e Kontaktit, në 077 1234.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër