13.02.2020

Aplikacioni celular A1 Im me funksionalitete të reja

Shkup, 13 shkurt 2020. – A1 Maqedonia si kompani e cila vazhdimisht punon për të përmirësuar përvojën digjitale të shfrytëzuesit vazhdimisht prezanton funksionalitete të reja të aplikacionit celular A1 Im, i disponueshëm në Google Play dhe App Store . 

Versioni i ri i A1 Im shfrytëzuesve u jep një shqyrtim të hollësishme të gjendjes aktuale për muajin aktual, si plotësim i mundësisë së deritanishme për t’i shqyrtuar ose kontrolluar hollësisht llogaritë e 5 muajve të fundit. Përveç shqyrtimit të detajuar të llogarive, shfrytëzuesit kanë qasje të plotë në llogaritë e tyre për shërbimet A1 për 12 muajt e fundit. E gjithë kjo ndihmon shfytëzuesin që të ketë kontroll të plotë mbi shpenzimet, qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në informacione të rëndësishme dhe menaxhim të lehtë dhe të shpejtë të shërbimeve A1 nëpërmjet aplikacionit celular.

Me qëllim të përmirësimit të përvojës plotësisht digjitale të shfrytëzuesit, A1 Im mundëson aktivizimin e llogarisë elektronike, thjesht dhe shpejt, duke futur adresën e postës elektronike të shfrytëzuesit. Pas aktivizimit të llogarisë elektronike, llogarinë tjetër të lëshuar shfrytëzuesi, në vend që ta merr në formë të shtypur me postë, të njëjtën do të merr në formë elektronike në postën elektronike të cilën e ka lënë nëpërmjet aplikacionit.

Me aktivizimin e llogarisë elektronike, shfrytëzuesi menjëherë dhe në kohë do të ketë qasje në llogaritë e tij në format PDF, duke kontribuar kështu në ruajtjen e mjedisit. 

Me aplikacionin A1 Im, shfrytëtzuesit mund të paguajnë me lehtësi, shpejt dhe sigurt faturat e tyre për të gjitha shërbimet A1 me kartela debtore ose kreditore në çdo kohë. 

Duke përdorur shërbimet digjitale të A1 Maqedonia, shfrytëzuesit fitojnë mundësinë për të kursyer kohën e tyre dhe në të njëjtën kohë kontribojnë në ruajtjen e mjedisit.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër