14.11.2019

A1 Maqedoni me ofertë të re tërheqëse për pripejd shfrytëzuesit e saj

A1 Maqedoni është duke e pasuruar portofolin e saj pripejd në telefoninë celulare dhe paraqet ofertë të re, tërheqëse me të cilën prej sot, pripejd shfrytëzuesit të cilët do të aktivizojnë A1 SIM kartelë të re, speciale, fitojnë 10 GB internet dhe biseda dhe SMS të pakufizuara drejt të gjitha rrjeteve kombëtare.

Me këtë ofertë të fundit, A1 plotëson nevojat e të gjithë atyre klientëve që nuk kanë nevojë dhe mundësi për një detyrim kontraktues por kanë nevojë për shërbime telekomunikuese të pakufizuara dhe paraqet ofertë të shkëlqyeshme si për turistët ashtu edhe për shfrytëzuesit me qëndrim relativisht të shkurt në vend. Gjegjësisht, me blerjen e SIM kartelës speciale për vetëm 799 denarë automatikisht me aktivizimin fitoni 10 GB internet, biseda dhe SMS të pakufizuara drejt të gjitha rrjeteve kombëtare. Plus falas fitohet edhe pakoja A1 Miq për biseda të pakufizuara me të gjithë A1 pripejd shfrytëzuesit.

Pas skadimit të 30 ditëve nga dita e aktivizimit të A1 Pripejd SIM kartelës me 10 GB ose nëse përdoruesi ka nevojë për më parë, të njëjtat pako mund të aktivizohen përsëri me një tarifë shtesë.

Për shfrytëzuesit që do të aktivizojnë këtë A1 Pripejd SIM kartelë me 10 GB vlejnë tarifat dhe pakot për modelin tarifor A1 Pulse.

Informata shtesë për pripejd ofertën më të re mund të gjeni në www.A1.mk, në qendrat e shitjes të A1 Maqedoni në të gjithë vendin si dhe në Kontakt qendrën me telefonatë në numrin 1234.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër