09.04.2019

Intervistë me Thomas Arnolldner, Drejtori Ekzekutiv i Grupit A1 Telecom Austria

E re markë A1 do të thotë një ofertë që ofron një eksperiencë të lartë të përdoruesit.

Vip do të ribrendohet në A1. A do të jetë kjo vetëm ndërrim i markës apo do të ketë edhe ndryshime kruciale për klientët?
Ne hapim një kapitull të ri të Vip në Maqedoni me këtë proces të ribrendimit. Para më shumë se 10 vite, kompania filloi si sfidues në treg. Ne ishim vetëm operator celular, të pozicionuar si të tretët në treg. Sot, ne jemi numër një në segmentin celular dhe numër dy në segmentin fiks. Lëvizëm prej provajderit klasik telko në provajderin e shërbimit digjital. Vip formon pjesë të A1 Telekom Austria Group dhe tani – si rezultat i ribrendimit – do i bashkëngjitet po ashtu familjes së markës A1. Kështu, Vip gjithashtu vizualisht do i takojë provajderit digjital lider në EQL me 25 milion klientë dhe rreth 19 000 të punësuar. Ne jemi krenar ta mirëpresim Vip në familjen A1. Nuk do të ketë ndryshime kruciale në bashkëpunimin aktual afarist me klientët ose partnerët për shkak të ribrendimit. Të gjitha Kontratat qoftë të abonentëve apo ato komerciale do të mbesin të vlefshme pa nevojë për ndryshime plotësuese, për arsye se vazhdimësia juridike e kompanisë nuk preket për shkak të ribrendimit. Kur e them këtë, natyrisht se kompania do të vazhdojë të synojë ofertën me vlerë më të mirë në treg për ti siguruar kushtet më të mira për rritjen e ardhshme.

Çfarë mund të presë publiku prej procesit të ribrendimit? 
Ribrendimi është aktivitet i zakonshëm në treg me qëllim të përforcimit të pozitës në treg. Është investim në ardhmëri me potencial të kultivojë perceptimin e kompanisë të fuqishme internacionale dhe të fitojë përfitime nga ekonomitë e efektit të shkallës dhe sinergjisë. Kështu, ribrendimi pritet të mbështesë efikasitetin dhe ti mbështesë qëllimet për rritje.
Vazhdimisht i kontrollojmë, krahasojmë dhe mbikëqyrim markat që i kemi në vend me qëllim që të hulumtojmë përshtatshmërinë optimale për të gjitha tregjet. Me të vërtetë, Vip është një markë e fuqishme në tregun maqedonas. Sidoqoftë, ne identifikuam një mundësi për të zhvilluar diçka edhe më të fuqishme: Prandaj u vendos që gradualisht – në varësi nga rrethanat lokale – të shpaloset grupi i markës energjetike dhe e provuar A1, pasi që veç më i mbulon të gjitha aspektet e konvergjencës dhe TIK-ut dhe kontribuon në mënyrë thelbësore për një identitet të fuqishëm dhe të bashkërenduar të markës.

Kur do të ndodhë ribrendimi?
Ribrendimi i Vip në A1 do të kryhet gjatë vitit 2019.

A do të thotë ribrendimi rrjet i ri? A do të ketë investime plotësuese në rrjet?
Rrjeti i kompanisë momentalisht është në zhvillim të mëtutjeshëm. Viteve të kaluara, janë ndërmarrë hapa të rëndësishme dhe të dukshme në cilësinë e rrjetit dhe stabilitetin e shërbimit, dhe ky trend do të vazhdojë, në të njëjtën kohë duke e optimizuar vazhdimisht përvojën e shfrytëzuesve. Marka jonë e re do të qëndrojë për një ofertë superiore të përvojës së klientëve.

Ndryshimet në biznesin telko janë më se të dukshme. Rrjeti dhe të dhënat janë në qendrën e biznesit. A është Vip Maqedonia e gatshme për këtë trend global?
Duke filluar si operacion greenfield me të punësuarit e vet të parë në vitin 2007, Vip ka kaluar nëpër ndryshime masovike prej atëherë. Në dekadën e kaluar, Vip – paraprakisht i njohur vetëm si operator celular – shndërrohet në lojtar tërësisht konvergjent në treg, duke i ofruar të gjitha produktet dhe shërbimet mobile, fikse, TV dhe TIK. Sot, Vip nuk është më vetëm telekom operator ose po provajder rrjeti. Ne i përurojmë kolegët tanë në Maqedoni për atë se si e menaxhuan këtë transformim fondamental të kompanisë. Dhe presim që ribrendimi i planifikuar të mbështesë pozicionimin e ri të kompanisë në treg, efikasitetin e saj dhe caqet e rritjes, si edhe transformimin e saj të mëtutjeshëm në një partner ideal dhe të besueshëm për klientët tanë në kohën e transformimit digjital.

A1 është markë e fuqishme. Antarët Kroat të grupacionit A1 tani më e kanë kaluar procesin e ribrendimit. Gjysmë viti pas ribrendimit, a mund të ndani me publikun se çfarë ka ndryshuar dhe cilat janë përfitimet për klientët?
Në përputhje me qëllimin e përbashkët të grupit të gjerë për “Përforcimin e jetës digjitale”, ne tentojmë të prezantojmë veten si partner ideal dhe i besueshëm për klientët tanë në kohën e transformimit digjital që nënkupton përgjegjësi të deklaruar sociale dhe ekologjike. Presupozohet që A1 të perceptohet si provajder veçanërisht i besueshëm, i kujdesshëm dhe provajder energjetik i cilësisë së shkëlqyer të shërbimit dhe të përvojës end-to-end me klientë, si edhe infrastrukturë të lartë komunikimi në detyrë dhe në të ardhme. A1 synon ti thjeshtëzojë jetët e përditshme digjitale të klientëve, më produktive dhe më të kënaqshme.

A do të thotë ribrendimi njëlloj për klientët Maqedonas si edhe për ato Kroatë?
Ajo në të cilën në përgjithësi beson marka A1 do të respektohet si edhe parimet e përbashkëta udhëzuese të brendshme të grupit të markës A1: Ekipi, Besimi dhe Shkathtësia. Megjithatë, ne do i integrojmë ato duke mbajtur llogari për vlerat, kërkesat dhe nevojat e brendshme lokale – me synim kah një markë të orientuar drejt tregut. Gjithsesi, sistemi i markës A1 është mjaftueshëm fleksibil për të kënaqur të gjitha nevojat individuale dhe lokale të tregut maqedonas ndërsa në të njëjtën kohë është i aplikueshëm në mënyrë universale me qëllim që të mundësojë konsistencë të përgjithshme.

 

Botimi origjinal në faktor.mk.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër