20.07.2020

Interview with Maja Ancevska, Human Resources specialist

A1 Maqedonia ofron zhvillim dhe mundësi për të rinjtë që të bëjnë hapin nga praktikant në punonjës

A1 Maqedonia punon vazhdimisht në krijimin e zgjidhjeve të reja, prezantimin e aktiviteteve dhe praktikave të reja, produkteve dhe kanaleve inovative për komunikim me klientët, e ato realizohen në një mënyrë unike. Kompania shfaqet në një mënyrë të veçantë, ndërsa kur bëhet fjalë për punonjësit, vendohen praktika të reja, që kontribuojnë vazhdimisht në motivimin e tyre, produktivitetin, ekuilibrin më të mirë ndërmjet kohës private dhe kohës së kaluar në punë, praktikave që nxisin mësimin dhe përparimin në karrierë.


Krijimi i përvojës që ti dëshiron të përjetosh, është njëra nga mundësitë që kompania u ofron punonjësve të saj. Duke u nisur nga qasja inovative për vendosjen e reklamave, mënyra e intervistimit, punësimit dhe mundësive të praktikës, A1 Maqedonia me siguri që është kompani që hap dyert e botës së saj për profesionistët e rinj dhe me perspektivë. Menjëherë pas fillimit të tyre, tashmë 29 talente të reja që filluan si praktikantë, hodhën një hap në karrierën e tyre dhe u punësuan zyrtarisht dhe janë pjesë e familjes së madhe të A1 Maqedonia.


Flasim për përvojën e tyre dhe rrugën që ata kanë kaluar me Maja Ançevskën, specialiste e burimeve njerëzore, dhe gjithashtu rekrutuese kur bëhet fjalë për talentet e reja në A1 Maqedonia.

Cilat janë mundësitë që A1 Maqedonia u ofron të rinjve, veçanërisht atyre që nuk kanë përvojë pune dhe duan të bëjnë hapin e parë në karrierën e tyre si praktikantë?


Të jesh praktikant është një sfidë e madhe, është një nga hapat e parë që të rinjtë ndërmarrin në karrierën e tyre, pra shkalla e parë që ata ngjiten për të fituar përvojë. A1 Maqedonia si një kompani me mbi 1000 të punësuar ofron mundësi të mëdha mësimi, dhe në të njëjtën kohë ajo është pjesë e kulturës sonë korporative. Ajo që unë pranoj si informatë kthyese nga praktikantët është sfida për të qenë pjesë e ekipeve të ndryshme, që janë të veçantë në vetvete për sa i përket ekspertizës, përvojës personale dhe profesionale, tipareve të personazheve dhe madje edhe ndjenjës për humor. Ekipet tona janë gjithmonë miqësore dhe kanë dëshirë të ndajnë përvojën e tyre, kështu që kjo u jep të rinjve një ndjenjë të sigurisë, mundësinë për të ndërtuar këndin e tyre dhe për të lënë gjurmë në punë. Programi i mentorimit është gjithashtu pjesë e kompanisë sonë, kështu që nuk përjashtohet shkëmbimi i përvojave me departamentet e tjera. Për një pjesë të kolegëve tanë që filluan si praktikantë, kjo nuk është një përvojë e re për ta, por siç thonë ata vetë, A1 Maqedonia u ka ndryshuar kriteret për përshkrimin e pozicionit të praktikës, pra thjesht është kompani që kujdeset, që ushqen vlera të vërteta dhe që mburret me punonjësit e saj.

Duke pasur parasysh që A1 Maqedonia vazhdimisht prezanton praktika dhe përfitime të reja për punonjësit, a përshtaten të rinjtë lehtësisht në mjedisin e ri që është i ndryshëm?

Të gjitha praktikat e reja që i vendosim, janë një përfitim për të punësuarit, kështu që është shumë e lehtë përshtatja me to dhe shijimi i përfitimeve, pavarësisht nëse tashmë jeni pjesë e kompanisë ose vini nga një mjedis krejtësisht i ndryshëm.

Kur të lexosh se çfarë u ofron një kompani punonjësve të saj dhe kur ta përjetosh atë, përshtypjet janë të ndryshme. Fillimet janë gjithnjë më emocionuese, kështu që këndvështrimin si praktikant fillestar tani më padyshim që e kanë të ndryshëm, por besoj që ata tashmë janë duke i shfrytëzuar përfitimet që u ofron kompania. Të gjithë punonjësit, përfshirë edhe praktikantët, patën mundësinë që të përballen me mjete të reja fleksibël të të mësuarit, me mjedis modern të punës me mjete të përparuara teknologjikisht për punë dhe komunikim të ndërsjellë, praktika për punë nga shtëpia, me një botë krejtësisht të re të trendëve, në të cilën ata mund t`i përkushtohen njëkohësisht përgjegjësive të punës dhe atyre private, duke pasur gjithashtu mundësinë për të përcaktuar ritmin e tyre të punës, mësimit dhe zhvillimit.


Cila është nxitja më e madhe për praktikantët dhe talentet e reja, që nuk kanë përvojë, por duan të mësojnë dhe përparojnë

Siç e përmenda, të qenit praktikant është një fillim i shkëlqyeshëm për të gjithë ata që duan përvoja dhe njohuri të reja. A1 Maqedonia gjithmonë hap dyert e saj për ata që duan të ndërtojnë rrugën e tyre të karrierës si duhet, hap pas hapi.

Unë besoj se ajo që i shtyn praktikantët e rinj apo punonjësit e rinj përpara është ndjenja se ata po kontribuojnë në A1 Maqedonia, se ato janë pjesë e pamjes së madhe, strategjisë dhe kulturës, nxitje për mënyrën dixhitale të jetës dhe mënyrat inovative të punës. Të punosh për një numër kaq të madh të klientëve dhe të krijosh "prapa skenës", dhe në të njëjtën kohë të lësh gjurmë apo shenjë në ekzistencën e kompanisë, është një motiv i vërtetë për potencialet e reja dhe ambicioze.

Ne jemi pjesë e një kompanie ndërkombëtare, e cila udhëhiqet nga besimi, puna ekipore dhe mënyra e shkathët e punës. Asnjëherë nuk ka qenë më lehtë për të shkëmbyer njohuri të ekspertëve, si pjesë e një grupi të madh ose për të punuar në ekipe ndër-sektoriale dhe projekte ndërkombëtare, ose për të pasur teknologjitë më bashkëkohore në këtë fushë, por ajo që është e veçantë për këtë kompani është shënimi i suksesit të ndërsjellë dhe arritjeve. Kjo bëhet në një mënyrë A1 të vetme dhe të veçantë.

Çfarë këshillash u jepni të rinjve, të gjithë atyre që janë në dilema kur bëhet fjalë për punën praktike, e cila është çelësi i suksesit?

Si të keni sukses? Thjesht hidhni hapin e parë dhe bëni që gjërat të ndodhin. Është e rëndësishme të njihni mundësinë dhe të keni përgjigje kthyese, të keni dëshirë për mësim dhe të bëheni ekspertë në një fushë të caktuar në të ardhmen.  Ajo që
A1 Maqedonia mund të ofrojë me siguri, është puna me ekspertë me përvojë, mundësia për të punuar në krijimin e zgjidhjeve të reja, hulumtimi i gjërave të reja dhe përmbushja e tyre. Rruga drejt suksesit udhëhiqet nga idetë, rezultatet dhe respekti i ndërsjellë, e jo nga hierarkia. Fjala praktikant është diçka që shkruhet në një copë letër, e do të bindeni plotësisht për këtë, kur të futeni në takimin tuaj të parë dhe të merrni detyrat e para të punës. Kini besim në veten tuaj dhe filloni të ndërtoni rrugën tuaj.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

М-р Маријана Димоска

akcija.com.mk е онлајн продавница која нуди широка палета од преку 20.000 производи за домаќинство, декор и мебел, по принципот “склопи сам“...

Lexo më tepër
Card image cap

Тијана Станојевска Ристовска

Генерален директор

Lexo më tepër