06.07.2020

Lojë shpërblyese për abonentët pa parapagesë të A1 Maqedoni

Shkup, 06.07.2020 - A1 Maqedoni vazhdon me surprizat e verës, këtë herë për abonentët e saj pa parapagesë, të cilët me secilën rimbushje të kredisë në llogarinë e tyre pa parapagesë, në periudhën nga 6 korriku deri më 13 shtator, fitojnë mundësinë për të marrë pjesë në lojën shpërblyese "Rimbush dhe luaj për iPhone SE 20", duke u bërë kështu fitues të mundshëm të iPhone SE 20.

Loja shpërblyese fillon sot, dhe në tërheqjet dhjetë javore, do të ndahen 20 telefona të mençur iPhone SE 20, domethënë nga dy në secilën tërheqje. Një cikël zgjat një javë, d.m.th. fillon të hënën dhe zgjat deri të dielën në mesnatë, dhe të gjithë ata që do të rimbushin kredinë në llogarinë e tyre pa parapagesë gjatë asaj periudhe, hyjnë në ciklet javore të tërheqjes së një telefoni të mençur. Abonentët e shërbimeve pa parapagesë mund të rimbushin kredinë në mënyrë elektronike, me vauçerë letre, nga llogaria me parapagesë në llogarinë pa parapagesë, përmes bankomateve ose PayNet, por pavarësisht se cilin kanal të rimbushjes ata e zgjedhin, me një rimbushje minimale prej 100 denarë bëhen pjesëmarrës në lojën shpërblyese. Sa më e lartë të jetë shuma e rimbushjes së kredisë në llogarinë pa parapagesë, aq më të mira janë shanset për të fituar një shpërblim. Një denarë është një mundësi në tërheqje, me rimbushjen prej 300 denarëve, abonenti shfaqet 300 herë në tërheqje.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç, dhe të cilët përdorin një nga modelet tarifore të shërbimeve pa parapagesë të A1 Maqedoni. Të gjithë abonentët, që plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, me çdo rimbushje bëhen fitues të mundshëm, dhe marrin pjesë në tërheqjet javore për iPhone SE 20.

Fituesit e iPhone SE 20 do të shijojnë performancën e ofruar nga ky telefon i mençur, kështu që ata aventurat verore do të jenë në gjendje ti regjistrojnë me një kamerë 12MP dhe video në rezolucion 4K të paketuar në memorie të brendshme prej 64 GB.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër