07.10.2021

А1 Green call: Natyra thërret, është koha për riciklimin e telefonave të vjetër celular dhe aparateve elektronike

Si kompani e cila në strategjinë e vet e inkorporon veprimin për ruajtjen e ambientit jetësor në kuadër të programit të grupit ESG, A1 Maqedonia e paralajmëron A1 Green Call - platformën më të re të riciklimit dhe ripërdorimit të mëtejshëm të aparateve të vjetra elektronike:  Telefona të vjetër celularë, kompjuterë portativ (laptop) dhe tabletë.

A1 Green Call u mundëson të gjithë të interesuarve ti riciklojnë aparatet e veta pa marrë parasysh modelin, vitin e  prodhimit dhe gjendjen e tij por edhe pa marrë parasysh atë nëse janë përdorues të A1 Maqedonia. 

Gjithçka që duhet të bëjnë pronarët e aparateve të vjetra është të shkojnë në sallonin më të afërm të A1 dhe në hapësirën e shënuar në mënyrë speciale me shenjat “A1 Green Call” ti lënë aparatet e veta për riciklim të mëtejshëm. Në plotësim, çdo pronar i aparatit të vjetër elektronik që do e lë për riciklim, do të fitojë një eko-torbë me përdorimin e të cilës do e japë kontributin e vet për mbrojtjen e ambientit jetësor.

“A1 Green Call është eko-platformë që është pjesë e pozicionimit tonë afatgjatë të planifikuar strategjik dhe të realizuar me vepra të A1 Maqedonia si kompani me mënyrë të qëndrueshme të punës. Me këtë platformë e zgjerojmë fushën e veprimit përmes kujdesit aktiv për natyrën. Të gjithë janë të mirëseardhur të bëhen pjesë e A1 Green Call, të gjithë përdoruesit e aparateve elektronike të vjetra jashtë përdorimit që i kanë në shtëpitë e veta. Secili prej nesh është i rëndësishëm dhe me të vërtetë i mirëseardhur të inkuadrohet në aksionin për të nesërme më të gjelbër dhe ardhmëri më të mirë në përgjithësi nëpërmjet riciklimit dhe ripërdorimit të së kaluarës. Botë e re, e gjelbër, më e mirë është e mundur, ndërsa ne në A1 Maqedonia jemi krenarë që pikërisht ne jemi kompania lidere që i vendos bazat për transformimin ekologjik digjital në vendin tonë”, deklaroi Metodija Mirçev, drejtori ekzekutiv i A1 Maqedonia.    

A1 Green Call është projekt i realizuar në bashkëpunim me “Zero Mbeturina” (Nula Otpad), kompani e licencuar për menaxhimin e mbeturinave. Çdo aparat do të seleksionohet në mënyrë përkatëse, do të magazinohet dhe riciklohet  sipas metodave më të reja dhe më të sigurta për menaxhimin me e-hedhurina. 

Për ESG:

Ambiciet e A1 Grupit në kuadër të projektit ESG (Enviromental, Social, Governance), ka qëllime të përcaktuara në tre segmente: Ambicie klimatike dhe ambicie për ambientin jetësor deri në vitin 2030- Arritja e neto-neutralitetit të karbon dyoksidit me zvogëlimin e emetimit të gazrave të dëmshme dhe kalimin gradual të energjisë prej resurseve ripërtëritëse, qëllim afatgjatë për efikasitet të zmadhuar energjetik për 80% krahasuar me vitin 2019 dhe riciklimi i rreth 50 000 aparateve të vjetra në vit, Ambicie sociale deri në vitin 2023 - Edukimi i mbi 100 000 njerëzve, në veçanti me fokus në fëmijët dhe të rinjtë, në segmentin e shkrim-leximit digjital, tu jepet njerëzve besim dhe shkathtësi për formimin aktiv të botëve digjitale dhe Ambicie për menaxhim korporativ deri në vitin 2023 - të rritet përqindja e grave në pozitat udhëheqëse mbi 40% dhe të rritet dhe mbahet përqindja e grave në kompani mbi 40%, si edhe të mbahet praktika më e mirë dhe sistemi i jashtëm i certifikuar i harmonizuar i menaxhimit me qëllim që të mbrohet integriteti dhe besueshmëria e Grupacionit A1 Telekom Austri.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër