03.04.2020

A1 Maqedonia do të lëshojë faturat mujore në mënyrë elektronike deri te përdoruesit e saj

Në Shkup, më 03 prill 2020 – Sipas Dekretit të miratuar nga qeveria, si masë parandaluese nga COVID-19, botuar në Gazetën Zyrtare nr. 80/2020, mundësohet dhënia e faturave mujore në formë elektronike, në mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i faturave të shtypura në letër. Në këtë mënyrë rritet mbrojtja e shëndetit publik dhe inkurajohet përdorimi i mjeteve dixhitale nga përdoruesit, të tilla si përdorimi i faturave elektronike dhe pagesa elektronike në shtëpi pa kontakte të drejtpërdrejta.

A1 Maqedonia informon përdoruesit se faturat mujore tani e tutje do të dorëzohen në mënyrë elektronike.

Të gjithë përdoruesit privatë të A1, të cilët ende nuk e kanë aktivizuar shërbimin e E-llogarisë, do të marrin njoftim përmes porosisë SMS, që do të përmbajë vegëz aktive, nga ku përdoruesit do të kenë mundësinë të shkarkojnë falas faturën e tyre mujore.

Faturat do t'u dërgohen përdoruesve afaristë në mënyrë elektronike në adresën e tyre elektronike, d.m.th. përmes shërbimit të E-llogarisë.

Me dërgesën e faturave mujore në mënyrë elektronike, përdoruesit do të kenë qasje të shpejtë dhe në kohë të duhur në llogaritë e tyre në formatin PDF, që kontribuon në ruajtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e COVID-19, si dhe në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Pagesa elektronike e faturave është në dispozicion përmes faqes zyrtare ëëë.a1.mk dhe përmes aplikacionit My A1, nga ku përdoruesit mund të paguajnë lehtë, shpejtë dhe sigurtë faturat dhe shërbimet e tyre të A1, me kartelë pagesore në çdo kohë. Përdoruesit që kanë aktivizuar tashmë shërbimin e E -llogarisë, do të vazhdojnë të marrin faturat e tyre mujore në të njëjtin mënyrë dhe në formatin e njëjtë sikur deri më tani.

Pas pranimit të faturës elektronike, përdoruesit kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime si edhe më parë.

Por, nëse përdoruesit, edhe më tej dëshirojnë të vazhdojnë të marrin faturat e tyre mujore në formë të shtypur në letër, ata duhet të telefonojnë në numrin falas 1278, brenda 10 ditëve nga marrja e porosisë SMS për faturën elektronike.

Më shumë hollësi dhe informata mund të gjeni në www.a1.mk ose përmes lajmërimit në Kontakt Qendrën, në numrin 077 1234.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër