14.02.2020

A1 Maqedonia për më të rinjtë

Po vazhdojnë punëtoritë edukative të programit "Interneti nuk është thjesht një lojë ... Kliko në mënyrë të sigurt"

Shkup, më 14 shkurt 2020 – A1 Maqedonia ka nderin dhe kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e programit arsimor "Interneti nuk është thjesht një lojë ... Klikoni në mënyrë të sigurt", i destinuar për nxënësit e klasës së katërt. Këtë vit, ndryshe nga viti i mëparshëm, anëtarët më të vegjël të familjes A1 kanë mundësinë të regjistrojnë klasën e tyre dhe të marrin pjesë në punëtoritë e organizuara në ambientet e kompanisë. Sot u mbajt edhe punëtoria e parë e ciklit të këtij viti për nxënësit e Shkollës Fillore “11 Tetori”, e udhëhequr nga pedagogë (ligjërues) vullnetarë, të punësuar në A1 Maqedonia.

"Interesimi i madh nga ana e nxënësve, kuadrit të mësimdhënësve nga shkollat fillore, si dhe prindërve të nxënësve të klasës së katërt, të punësuar në A1 Maqedonia, na inkurajuan që të vazhdojmë edhe këtë vit me organizimin dhe ligjëratat për temën e internetit të sigurt. Çdo prind, në bashkëpunim me shkollën, ka mundësinë të lajmërojë paralelen ose tërë gjeneratën e klasave të katërta, për realizimin e seminarit edukativ-arsimor në ambientet e kompanisë. Jemi krenarë që me këtë program, kontribuojmë në edukimin e më të rinjve dhe në përgatitjen e tyre për të ardhmen dhe botën dixhitale, si dhe që riafirmojmë angazhimin tonë të qartë, për të investuar në komunitetin ku ne punojmë dhe jetojmë”, theksoi Emilija Zografska, nga departamenti për Komunikime Korporative i kompanisë A1 Maqedonia.

Qëllimi i projektit është edukimi i nxënësve, se si ta përdorin Internetin në mënyrën më të mirë dhe më të zgjuar të mundshme, mandej si të mbrohen nga rreziqet e mundshme gjatë përdorimit të Internetit dhe rrjeteve sociale, si dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për sjelljen etike dhe të përgjegjshme gjatë përdorimit të Internetit. Përmes mjeteve, programeve dhe trajnimeve të ndryshme, nxënësit fitojnë kompetencat e nevojshme për përfshirjen e tyre aktive në jetën shoqërore në epokën e dixhitalizimit. Në kuadër të 60 minutave, vullnetarët nga A1 Maqedonia, në mënyrë interesante dhe argëtuese, përmes shembujve dhe situatave praktike, u prezantuan fëmijëve thelbin e Internetit, me fokus të veçantë në sigurinë gjatë përdorimit të tij.

Për projektin:

  • Projekti filloi në vitin 2018 në territorin e qytetit të Shkupit, me ç ‘rast i ndoqën ligjëratat më shumë se 700 nxënës të klasës së katërt, nga 28 paralele maqedonase dhe shqipe, dhe u përfshinë në mënyrë aktive më shumë se 70 arsimtarë, drejtorë, pedagogë dhe psikologë të shkollës.
  • Për shkak të suksesit dhe nevojës për këtë lloj punëtorie, në vitin 2019 projekti vazhdoi me sukses në 12 komuna në mbarë vendin.  Programi edukativ "Interneti nuk është thjesht një lojë ... Kliko në mënyrë të sigurt”, është fitues i mirënjohjes së kategorisë “Raporti me bashkësinë”, të cilën e ndan Trupi Koordinues për Përgjegjësi Sociale të Ndërmarrjeve dhe Ministria e Ekonomisë.  Programi realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me miratimin e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Ai është pjesë e nismës "Internet për të gjithë" të grupit A1 Telekom Austria, i cili ka filluar të funksionojë në Maqedoni në vitin 2013. Programi deri më tani ka përfshirë më shumë se 2000 nxënës.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër