11.07.2019

Sofija Shutarova: A1 më hapi një rrugë që krejtësisht i përshtatet dëshirës sime, asaj që dua ta mësoj dhe punoj

Sofija Shutarova, elektro – inxhiniere, e cila mori arsimimin e saj në Fakultetin e Elektroteknikës  dhe Teknologjive Informative në Shkup, në degën e Telekomunikimeve.

Ambicia e saj për të punuar në një kompani multinacionale e solli në A1 . Menjëherë pranoi ofertën për të filluar si praktikante në Sektorin e Marketingut, e vetëdijshme se po hap një kapitull krejtësisht të ri në jetën e saj profesionale.

Historia ime me A1

Historia ime me A1  është shumë e thjeshtë – e pashë konkursin për praktikantë në Sektorin e Marketingut dhe thjesht konkurrova, pa u menduar gjatë mbi shanset e mia.

Intervista ishte një përvojë  më ndryshe për mua. Ajo dallohej prej intervistave që kisha më parë, sepse ishte shumë më relaksuese, kurse kolegët që ishin të ngarkuar me rekrutimin, në mënyrë këmbëngulëse  merrnin informatat të cilat u interesonin.

Kuptohet, një shqetësim pozitiv më kaploi, por kjo sigurisht është në natyrën e secilit njeri. Kur më njoftuan se isha përzgjedhur,  e kuptova se kjo është një mundësi që nuk lëshohet.

Përse A1?

Si elektro-inxhinier,  në kohën e digjitalizimit në masë, kur telekomunikimet po përparojnë me një shpejtësi të madhe, A1 më hapi një rrugë që krejtësisht përshtatet me dëshirat e mia, atë çka dua ta mësoj dhe punoj. A1 është pjesë e A1 Telekom Grupacionit Austriak,  prandaj kjo vetvetiu u sjell favore të mëdha të punësuarve, veçanërisht nëse ke një moshë të re dhe je i gatshëm për sfida dhe njohuri të reja.

Ekziston një numër i madh programesh që i dedikohen të rinjve dhe njerëzve ambicioz, që janë të gatshëm për ta ndërtuar rrugën e tyre profesionale. Nga ana tjetër, mundësia për të mësuar nga  një skuadër  profesionistësh, paraqet një kënaqësi të veçantë dhe ka një kontribut të rëndësishëm në fillimet e karrierës sime.

Karrierën e saj në A1, Sofija e nisi si praktikante, sot është e punësuar dhe është një ndër anëtarët më të rinj të skuadrës së Marketingut.

Nga përvoja jote profesionale, cili është dallimi ndërmjet praktikantit dhe të punësuarit?

Nëse bëj një krahasim, si praktikante isha e fokusuar më së shumti në edukim, por kjo nuk do të thotë se nuk isha e inkuadruar në punë, përkundrazi, vetë pjesëmarrja në projekte më ndihmoi që të përsosem e të jem e gatshme për ditët e sotme.

Fillova  si praktikante në Sektorin e Marketingut për shfrytëzues rezidentë, dhe përgjatë gjashtë muajve u përpoqa shumë për t’iu përshtatur atmosferës së punës. Që nga dita e parë kolegët e skuadrës, por edhe ata të sektorëve të tjerë ishin për mua një përkrahje e madhe dhe pa kursim ndanë njohuritë e tyre me mua, por. edhe tani është kështu.

Tani jam e punësuar në A1 në Sektorin e Marketingut për biznes- shfrytëzuesit dhe tashmë ballafaqohem  me detyra pune më serioze, por mundohem që t’i përsos njohuritë e mija dhe t’i zbatoj në projektet që punoj. Punoj në një kompani që synon përparimin drejt teknologjisë bashkëkohore, përkatësisht drejt digjitalizimit  të përvojës sonë si punonjës, por edhe drejt përvojës digjitale të shfrytëzuesve…kjo gjë ka një kontribut të madh në motivimin tim.

Çka në vijim?

Në vijim? Kam nderin që jam pjesë e projekteve të mëdha të kopanisë. Transformimi digjital, një sfidë madhështore që po merr një hov gjithnjë e më të madh në ditët e sotme, veçanërisht në  industrinë e telekomunikimit.  Do të vazhdoj me synimin për një përparim personal dhe profesional, duke i iniciuar  dhe përvetësuar  përvojat dhe sfidat që mi sjell çdo ditë pune.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër