12.07.2019

“Krijojmë së bashku” – koncept i ri në erën e digjitalizimit

Në pritje të nismës oficiale me punë nën brendin e ri, A1  si pjesë e A1 Telekom Grupacionit Austriak promovon një koncept të ri partneriteti me shfrytëzuesit, të quajtur “Krijojmë së bashku” nëpërmjet të  cilit, kompania synon që edhe më tepër ta përforcojë relacionin me shfrytëzuesit dhe t’i hapë dyert drejt krijimit të përbashkët të produkteve dhe shërbimeve, si dhe përmirësimit të përvojave  ekzistuese të shfrytëzuesve.

Opinionet, sugjerimet dhe nevojat e shfrytëzuesve të cilat, gjithmonë janë në vend të parë për kompaninë, nëpërmjet të këtij koncepti do të fitojnë ndikim të drejtpërdrejtë mbi krijimin e portofolios  së produkteve dhe shërbimeve, me çka krijohet një lidhje edhe më e fortë  në drejtim  të sigurimit të kënaqësisë edhe më të  madhe për shfrytëzuesit.

Në suazat e këtij koncepti, tashmë janë mbajtur punëtori në të cilat me metodologjinë design thinking, shfrytëzuesit e interesuar të A1 morën pjesë në disa grupe që përfaqësojnë grupe qëllimore të ndryshme shfrytëzuesish në tregun e telekomunikimit, dhe kishin mundësinë për t’i shprehur qëndrimet e veta dhe të japin propozime të argumentuara adekuate për prodhime dhe shërbime të reja.

Nga punëtoritë e mbajtura rezultuan edhe dy ofertat unikate që A1do t’i zbatojë në portofolion e vet, edhe atë, propozimi i grupit të përbërë prej të rinjve dhe studentëve është oferta e cila tërhoqi një vëmendje dhe kërkesë të madhe për produktin E – scooter dhe Smart home i cili doli si propozim nga grupi që përfaqësoi interesat e familjeve mesatare maqedonase.

Koncepti “Krijojmë së bashku” është edhe një dëshmi se A1,  si pjesë e A1 Telekom Grupacionit Austriak shkon një hap para në krijimin e relacioneve me shfrytëzuesit, gjithnjë që bashkërisht të krijohen produkte dhe shërbime me qëllim të kënaqjes edhe të nevojave më të ndërlikuara telekomunikative  të shfrytëzuesve.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

М-р Маријана Димоска

akcija.com.mk е онлајн продавница која нуди широка палета од преку 20.000 производи за домаќинство, декор и мебел, по принципот “склопи сам“...

Lexo më tepër
Card image cap

Тијана Станојевска Ристовска

Генерален директор

Lexo më tepër