30.07.2019

Natasha Stavrevska: "Dua të kontribuoj në çdo histori që është pjesë e A1"

Natasha Stavrevska, ekonomiste e diplomuar në degën e E-Biznesit në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi në Shkup,ngadalë, por me siguri e ndërton karrierën e saj në kompaninë e telekomunikacionit A1në Sektorin e Marketingut.

Dëshira e saj për të mësuar dhe gatishmëri për sfida të reja është diçka që e sjell në qëllimin, pra  për një periudhë të shkurtër e ndryshon statusin praktikante në e punësuar në A1.

Përveç angazhimit profesional dhe përkushtimit për mësim dhe përparim të vazhdueshëm, Natasha dëshiron të udhëtojë dhe është e njohur nga ndjenja e mirë e humorit.

Historia ime me A1…

Nuk ekziston banor në këtë shtet që nuk di për kompaninë A1. Në ditët e mia të studentëve kur si çdo i ri që jeton nga paratë që i japin prindërit e tij ka nevojë për komunikim të shpejtë, zgjedhja më e mirë ishin shërbimet e A1-it. U bë shfryëzues postpejd dhe që atëherë fillova të analizoj kompaninë dhe punën e saj nga një distancë e afërt. Më duket një destinacion shumë tërheqës për punësim, sepse sa herë që kisha nevojë për diçka komunikova me të punësuarit të cilët pa përjashtim kishin një qëndrim profesional ndaj meje si shfrytëzues.

Më befasoi gatishmëria e tyre për të përgjigjur në çdo pyetjе dhe dilemë që е kisha për shërbimet, dhe me kujdes i përcjolla gjitha fushatat dhe aktivitetet. Pas diplomimit, isha gati për një sfidë dhe desha të filloja karrierën time profesionale në një kompani ku të rinjtë kanë mundësi për të mësuar dhe përparuar. A1më dha mundësinë. Tani jam e sigurtë se jam në vendin e duhur, ku vazhdimisht mësoj dhe përmirësohem, jo vetëm në  plan profesional por edhe privat. Jam e lumtur që e shkruaj historinë time në një nga kompanitë më të mëdha në vendin tonë.

Përse A1?

Për shkak se është një kompani ndërkombëtare që funksionon sipas standardeve botërore dhe ofron një mundësi të madhe për mësim dhe avancim. A1është një familje e madhe e shpërndarë në 7 vende me 19 mijë të punësuar. Një kompani që ofron mundësinë për të zhvilluar dhe ndërtuar një karrierë jo vetëm në nivel lokal por edhe ndërkombëtar.

Të gjithë ne e kemi mundësinë, por varet nga vetja se si dhe sa do ta përdorim. Kolegët nuk kursen për të ndarë ekspertizën dhe njohuritë e tyre dhe për këtë arsye duke punuar me ta është një sfidë dhe kënaqësi e vërtetë. Dua të kontribuoj në çdo histori që është pjesë e A1-it.

E kaloi rrugën nga një praktikante deri e punësuar. Cili është dalimi midis këtyre dy pozicioneve?

Fillova si praktikante në Sektorin e Komunikimit të Marketingut. Isha praktikante për 9 muaj dhe gjatë kësaj periudhe u përqendrova tërësisht në të mësuarit përmes projekteve dhe fushatave të ndryshme, njohjes së sistemit, koordinimit me kolegët e skuadrës dhe sektoreve të tjera, komunikimin me agjencitë e marketingut, organizimin e orarit të punës, mbajtjen e mbledhjeve.

Me të vërtetë mund të them se gjërat do të kishin qenë më të vështira nëse nuk do të kisha përkrahjen e të gjithë skuadrës me të cilin punova, të cilët me përkushtimin, durimin, vetëmohimin dhe vëmendjen e tyre më ndihmuan shpejt dhe lehtë të përshtatem me mjedisin e ri. Jam e kënaqur që si praktikante kam pasur të drejtën të tregoj dhe të ndaj idetë, isha përfshirë në të gjitha aktivitetet e sektorit tim, por edhe brenda vetë kompanisë.

Tani, si e punësuar në A1, kam përgjegjësi më të madhe, vëllimi i punës më është rritur, punoj në projekte dhe fushata më të mëdha dhe më në fund fitova mundësinë të aplikoj njohuritë e fituara gjatë 9 muajve të fundit. Puna është dinamike, çdo ditë sjell një histori të re, dhe ne punojmë së basku dhe kujdesemi për shfrytëzuesit tanë.

Çka në vijim?

Pas përfundimit të një qëllimi, vendos një të re. Më presin projekte edhe më të mëdha dhe më serioze, dhe unë jam gati të punoj shumë dhe të arrij rezultate të shkëlqyera.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër