27.11.2019

A1 me promovim tërheqës për Vitin e Ri

Shkup, 27.11.2019 - A1 Maqedoni fillon tregimin më të bukur të Vitit të Ri dhe me kënaqësi njofton promovimin për Vitin e Ri, që do t'ju mundësojë klientëve të tij, ta mirëpresin vitin e ri 2020, me shumë internet, smart celularë të rinj dhe TV pajisje me çmime më të volitshme! Tani, të gjithë abonentët e rinj dhe ekzistues, që do të lidhin kontratë të re, ose e rinovojnë atë për 24 muaj në tarifat A1 Neo M dhe A1 Neon do të kenë mundësinë, të marrin një total prej 20 GB internet celular, duke aktivizuar paketën shtesë të internetit përmes aplikacionit "A1-shi im", të cilin pastaj mund ta përdorin çdo muaj.

"Ne po ndërtojmë markën A1, si një markë të fortë, moderne, të hapur dhe krijuese, me të cilën krijojmë histori të reja dhe hapim botëra të reja. Ne iu mundësojmë abonentëve së bashku ti krijojmë përvojat, sipas nevojave të tyre, që gjithashtu do të kontribuojnë në një cilësi më të mirë të jetës në kohën digjitale. Me promovimin e ri e konfirmojmë vizionin tonë, që është nxitja e mënyrës digjitale të jetës, të ofrojmë një përvojë të shkëlqyeshme të abonentit, zgjidhje më moderne digjitale, cilësi të qëndrueshme dhe vlerë më të madhe për abonentët tanë" - tha Mislav Galler, drejtor ekzekutiv i A1 Maqedoni.

Për shkak se festat janë për të dhuruar, për këto festa abonentët me kontratë munden të marrin 2 smart celularë, për çmimin e 1 përfshirë Motorola One Macro dhe Motorola E6 Plus, për vetëm 399 MKD/në muaj me A1 Neo M dhe A1 Neon.

"Duke iu përshtatur shprehive të reja dhe nevojave të abonetëve, me ofertën e vitit të ri mundësojmë edhe më shumë internet dhe më shumë argëtim. Për të kontribuar në një atmosferë festash edhe më të relaksuar, përgatitëm edhe një surprizë tjetër. Abonentët e A1 Combo marrin televizion interaktiv, internet dhe linjë celulare për vetëm 1299 denarë/në muaj edhe atë pa kontratë detyruese. Për më tepër, ata kanë mundësinë të zgjedhin një smart TV android në 48 këste mujore, dhe përmes aplikacionit A1-shi im, do të jenë në gjendje të zgjedhin një nga tre paketat shtesë (HBO, Digitalb ose Pink), që do të mund ta përdorin falas një periudhë prej 3 muaj. Ne besojmë se promovimi i fundit i A1, do të kontribuojë për shumë argëtim në familjet e abonentëve dhe e gjithë kjo nën kushtet më të favorshme"- deklaroi Elena Panova, drejtoreshë e shitjeve dhe marketingut për abonentët privatë në A1 Maqedoni.

Për ofertën e re, që është promovuese dhe që do të jetë e vlefshme për një periudhë të kufizuar, më shumë informacion mund të merrni në www.A1.mk dhe në Qendrën e Kujdesit për Abonentë në 077 1234.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër