14.11.2019

A1 Maqedonia realizoi thirrjen e parë në teknologjinë 5G

A1 Maqedoni, si kompani që vazhdimisht implementon teknologjitë më bashkëkohore që sigurojnë nivelin më të lartë të cilësisë së shërbimit për klientët e saj, me krenari njofton se ka përfunduar me sukses fazën e parë të testimit të zbatimit të teknologjisë komerciale 5G në vend.

Testet me pajisje terminale komerciale në një mjedis real gjeografikisht të kufizuar, jashtë kushteve laboratorike, kanë konfirmuar pritjet dhe mundësitë e teknologjisë 5G në drejtim të realizimit të bit shpejtësisve të larta, latencës shumë të ulët dhe mundësisë për t'u lidhur në internet nga një numër i madh pajisjesh, gjegjësisht aplikacione inovative të gjeneratës së pestë të teknologjisë pa tel në shtrirjen prej 3500 MHz.

"Me përgatitje të vështira dhe intenzive në periudhën e kaluar, kemi zhvilluar kompetenca të brendshme dhe kemi mundësuar një nivel të lartë të gatishmërisë teknologjike për prezantimin komercial të 5G. Me krenari njoftojmë publikun se kemi realizuar thirrjen e parë 5G në rrjetin e testeve të A1 Maqedoni dhe me këtë mund të konfirmojmë që si kompani jemi të gatshëm të vazhdojmë me hapat e ardhshëm në prezantimin e teknologjisë më të fundit celulare nga gjenerata e pestë. Së shpejti do të demonstrojmë potencialin teknik dhe ndryshimet inovative të kësaj teknologjie të fundit, revolucionare ", tha Bozhidar Polldrugaç, drejtor i departamentit të teknikës në A1 Maqedoni.

Me rrjetet e gjeneratës së pestë mundësohen zbatime plotësisht të reja në fushën e komunikimeve pa tel, mënyra moderne të përdorimit të rrjeteve celulare dhe përmirësime të shumta në përvojën e klientëve, duke siguruar shpejtësi dhe kapacitete të larta për transfer të të dhënave (internet), shërbime video dhe me zë, si dhe mbulim më i madh dhe vonesë e shkurtër, e cila mundëson komunikim të sigurt të të dhënave në kohë reale, duke bërë të mundur lidhjen për aplikacione industriale, automjete autonome, lojëra, pajisje të llojllojshme autonome me kohëzgjatje të madhe të baterive dhe në përgjithësi çdo lloj shërbimeve moderne të të dhënave që e ofron kjo teknologji.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër