26.08.2020

А1 Maqedonia shënon njëvjetorin e ribrendimit të saj

  • Dhuratë 10 GB internet celular për të gjithë
  • Tarifa të reja A1 Combo me fleksibilitet të madh dhe çmime më tërheqëse
  • Tarifa të reja në telefoninë mobile me 30 GB internet

Kompania e telekomunikacionit A1 Maqedoni shënon një pjesë të konsiderueshme të funksionimit të saj - praninë njëvjeçare të brendit s A1 në tregun maqedonas. Këtë moment të rëndësishëm të funksionimit, kompania e kremton së bashku me klientët e saj dhe dhuron 10GB internet celular për të gjithë, të disponueshëm për t’u përdorur përmes aplikacionit My A1.

Për të pasuruar vazhdimisht ofertën, për ditëlindjen e parë të brendit A1, A1 Maqedonia lanson modelet e reja tarifore Combo, si oferta më e mirë konvergjente në tregun e Maqedonisë, me tarifa të reja celulare dhe madje edhe më shumë përfitime. Duke bashkuar shërbimet fikse, të tilla si interneti dhe televizioni, së bashku me telefonin celular në paketën Combo, përdoruesit fitojnë përfitime edhe më të mëdha, siç janë kursimet e konsiderueshme, buxhet shtesë për të blerë një pajisje të re dhe përvojë të lartë të përdorimit.

"Në njëvjetorin e ekzistencës së tij, brendi A1 jetëson thjesht kudo ku janë klientët tanë. Ne punojmë të përkushtuar për të realizuar vizionin, për të qenë udhëheqës në tregun e telekomunikacionit, përmes sigurimit të shërbimeve të larta, duke përdorur përparësitë e epokës dixhitale. Ky ishte një vit i ndryshëm për të gjithë ne, i mbushur me shumë sfida, por ia dolëm të përshtatemi, të reagojmë shpejt dhe të jemi mbështetës në ofrimin e shërbimit jetësor për klientët tanë, aq të domosdoshëm në këto kohëra jashtëzakonisht të vështira. Ne kujdesemi që t'i orientojmë ata në zgjidhjet më të mira inteligjente, që i bëjnë aktivitetet e tyre të përditshme më të lehta, kursejnë kohën e tyre dhe u sigurojnë edhe më shumë argëtim dhe komunikim. Klientët tanë gjithmonë mbesin frymëzimi ynë dhe ju siguroj që edhe më tej do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe angazhim, për të punuar në krijimin e shërbimeve më të mira dhe sigurimin e përvojës së lartë përdoruese. "- tha Metodija Mirçev, drejtor ekzekutiv i A1 Maqedonia.

Me tarifat e reja A1 Combo, kombinimin e shërbimeve celulare dhe fikse, përdoruesit kanë një mundësi unike për fleksibilitet, gjegjësisht të krijojnë paketën e tyre A1 Combo. Ata mund të zgjedhin kanale televiziv dhe internet sipas dëshirës së tyre, me një abonim të zvogëluar dhe të përfitojnë një zbritje shtesë për zgjedhje të telefonave dhe Televizorëve! Tani e tutje, përdoruesit kanë mundësinë për të krijuar vetë paketën e tyre A1 Combo, me një përzgjedhje të thjeshtë të shërbimeve të dëshiruara përmes kalkulatorit dixhital në linjë, të vendosur në www.a1.mk ose përmes ndonjë kanali tjetër të shitjeve të A1.

Duke vazhduar më tej, me qëllim të përmbushjes së nevojave të përdoruesve për komunikim të pandërprerë, A1 Maqedonia rrit internetin e kyçur në të gjitha modelet tarifore NEO dhe lëshon ofertën më të mirë në treg përmes tarifës së re mobile A1 Neo M +, duke përfshirë deri në 30 GB internet celular.

Duke vazhduar më tej, me qëllim të përmbushjes së nevojave të përdoruesve për komunikim të pandërprerë, A1 Maqedonia rrit internetin e kyçur në të gjitha modelet tarifore NEO dhe lëshon ofertën më të mirë në treg përmes tarifës së re mobile A1 Neo M +, duke përfshirë deri në 30 GB internet celular.

Prapa

Përmbajtje të ngjajshme

Card image cap

А1 Македонија е првиот телеком на домашниот пазар што нуди Netflix, водечка светска стриминг-услуга

Како дел од стратегиското партнерство на Групацијата А1 Телеком Австрија со Netflix, А1 Македонија станува првата телекомуникациска компанија на домашниот пазар што ја нуди оваа водечка стриминг-услуга за своите корисници...

Lexo më tepër
Card image cap

„A1 Academy“ го отвора пријавувањето за модулот Бизнис-аналитика

А1 Македонија најавува нов повик за бесплатната Академија за дигитални вештини „A1 Academy“ и од денеска до 3.4.2024 г. ја отвора можноста за пријавување на модулот – Бизнис-аналитика...

Lexo më tepër