Për ne

Si anëtar krenar i Grupacionit А1 Telekom Austri, provajderi udhëheqës i shërbimeve digjitale dhe zgjidhjeve të komunikimit në Evropën Qendrore dhe Lindore me më tepër se 24 milionë konsumatorë, Vip Maqedoni paralajmëron se deri në fund të vitit do të fillojë me përdorimin e brendit A1 dhe one.Vip SHPKPI do të riemërohet në A1 Maqedoni SHPKPI.

A1 si brend i fuqishëm i pranishëm në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, duke ofruar zgjidhje celulare, fikse, TV, shërbime të dhënash dhe zgjidhje cloud si edhe shërbime OTT, Grupacioni A1 Telekom Austri në shtator të vitit 2017 vendosi që ta prezantojë brendin A1 në të gjitha filialet e veta, duke u mundësuar me këtë rast të gjithë konsumatorëve në të gjitha tregjet një përvojë të përbashkët dhe unike.

Edhe pse do e ndryshojmë emrin tonë, të gjitha marrëveshjet ekzistuese dhe shërbimet e kontraktuara me biznes partnerët tanë, me klientët tanë, konsumatorët dhe furnizuesit, mbesin të pandryshuara dhe të vlefshme deri në skadimin e tyre, ndërsa të gjitha shërbimet dhe proceset tona mbetet të funksionojnë si edhe deri tani. Konsumatorët nuk do të kenë nevojë për ndryshimin e SIM kartelave, modemeve ose po cilësdo pajisje.

 

a1 grupacija

Që nga fillimet e veta, si kompani e cila vendosi sfida të reja në treg, duke investuar vazhdimisht dhe duke futur inovacione, Vip dha kontribut të madh në zhvillimin dhe përparimin e tregut të telekomunikimeve në Maqedoni. Si A1 do të vazhdojmë të investojmë në rrjete të gjeneratës së re dhe në fusha të reja digjitale, me çka do e ndihmojë transformimin digjital të ekonomisë maqedonase dhe shoqërisë në tërësi. Si A1 do të vazhdojmë të japim zgjidhje të rëndësishme të cilat do i plotësojnë kërkesat aktuale dhe të ardhshme të konsumatorëve në Maqedoni.

Si A1 do të vazhdojmë të japim zgjidhje të rëndësishme të cilat do i plotësojnë kërkesat aktuale dhe të ardhshme të konsumatorëve në Maqedoni.

Do të vazhdojmë t’ju informojmë për hapat tona konkrete në procesin e ribrendimit dhe kemi shpresë në bashkëpunimin tonë të suksesshëm të ardhshëm.

Vip Maqedoni krenohet me arritjet e veta në tregun e telekomunikimeve të Maqedonisë dhe me 1200 të punësuarit e vet të cilët kujdesen me përkushtim për shërbimin më të mirë për 1 milion konsumatorë.