Ne jemi të gjithë dixhital

Redaktimi simultan i një dokumenti për një projekt në disa zyra? Video konferencë me kolegë nga vende të ndryshme? Ndërkohë, kontrollimi me shpejtësi se vallë a janë të gjitha dritareve në shtëpi të mbyllura – po afrohet njëstuhi verore? Në vitin 2018, kjo nuk përbën ndonjë problem për ne. Sepse ne të gjithë jemi dixhitalë. E njëkohësisht, edhe përdoruesit tanë janë dixhitalë.

Andaj, për këtë është e rëndësishme, se pse ne duhet t’u ofrojmë klientëve tanë – si në sektorin rezidencial ashtu edhe në atë biznesor – zgjidhje që do t’u mundësojnë atyre të digjitalizojnë jetën e tyre private dhe profesionale. Me Zgjidhjet Cloud dhe VertikaleMarket Solutions në A1 Digital dhe A1: ne jemi në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Por, ka ende disa pikëpyetje rreth dixhitalizimit.

Cilat janë përfitimet? Cilat zgjidhje ndihmojnë? Pse kemi nevojë për A1 Digital si dhe për simotrën e saj të fortë A1?

Këto janë pyetjet, të cilave ne duam t’i përgjigjemi sot – gjë që mund të jetë e ndryshme – ekspozita dixhitale rreth A1 Digital. Mu si në një ekspozitë të vërtetë, do të gjeni një udhëzues audio, si dhe disa informacione shtesë interesante, për produktet dhe zgjidhjet tona. Kolegët tanë nga Vjena vizituan ekspozitën dixhitale A1 në zyrat në Vjenë, më 5 dhe 6 qershor. Nëse e keni lëshuar atë rast, tani mund të jeni pjesë e saj, në mënyrë dixhitale:

 

Tani është radha juaj! Ejani, shikoni ekspozitën dhe udhëzuesin tonë audio:

 

 

Botimi origjinal në A1 Stories.