Vip bëhet A1 gjatë vitit 2019

Evolucion digjital për kohë digjitale  

Kompania e telekomunikimeve Vip, e cila në tregun maqedonas është e pranishme pothuajse 12 vjet, është anëtare e A1 Telekom Austri Grupacionit,  ofruesi kryesor i komunikimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore.  A1 Telekom Austri Grupacioni siguron shërbime (celulare dhe fikse) duke përfshirë përafërsisht 24 milion shfrytëzues përfshirë shërbimet e internetit, internetit pa kabllo, shërbime multimediale, shërbime në lidhje me të dhënat, zgjidhje në re (cloud) dhe IT shërbime, zgjidhje në lidhje me faturimin dhe shërbime digjitale.

a1 makedonija

Mislav Galler, Drejtor Ekzekutiv; Tomas Arnoldner, Drejtori ekzekutiv i Grupit A1; Jiří Dvorjančanský, CEO

Në vitin 2017, A1 Telekom Austri Grupacioni publikoi vendimin, gradualisht të vendosë A1 brendin e fuqishëm, për të gjithë kompanitë e veta, përfshirë edhe VIP në tregun maqedonas. Do të thotë gjatë këtij viti, Vip brendi do të zëvendësohet me brendin A1.

Me investimet e vazhdueshme dhe inovacionet nga vetë hyrja në tregun maqedonas, Vip kontribuon dukshëm në zhvillimin dhe avancimin e tregut të telekomunikimeve në vend.  Ky trend edhe më tutje do të vazhdojë nën brendin A1, me investime të reja në infrastrukturën celulare dhe fikse, teknologji dhe rrjet të gjeneratave të reja, gjatë kësaj duke inkurajuar zhvillimin e shoqërisë digjitale.  Njëkohësisht, nën brendin e ri A1, kompania do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje inovative të cilat do t’i përgjigjen nevojave të shfrytëzuesve për komunikim, gjatë kësaj duke përforcuar transformimin digjital të shoqërisë digjitale.

a1 makedonija

Mislav Galler, Drejtor Ekzekutiv

“Para pothuajse 12 vjet, Vip hyri në tregun maqedonas të telekomunikimeve dhe shkaktoi garë të vërtetë konkuruese.  Falë ndryshimeve revolucionare të cilat i vendosëm që nga dita e parë, Vip lëvizi fuqishëm tregun maqedonas të telekomunikimeve dhe ia doli të pasurojë dhe të risë të gjithë përvojën shfrytëzuese në një nivel krejtësisht tjetër.  Duke u udhëhequr nga motoja e vetme “Më tepër për ju”, shfrytëzuesve ju mundësojmë të kënaqen në komunikimin e pakufizuar celular gjatë çka ata flasin më tepër, ndërsa paguajnë në pak.  Që atëherë e deri më sot, në vazhdimësi vendosim produkte dhe shërbime inovative, si dhe ndërtimin e rrjetit tonë 3G dhe 4G.  Gjatë këtyre viteve, Vip u transformua nga operator vetëm – celular, në kompani tërësisht konvergjente, e cila ofron telefoni celulare dhe fikse, TV dhe IKT shërbime.  Por, ne nuk ndalemi këtu. Me përshtatjen e evolucionit digjital i cili po ndodh rreth ne, edhe ne evoluojmë dhe bëhemi kompani digjitale.  Me brendin A1, dëshirojmë të përforcojmë pozitën tonë si partner me besim për shfrytëzuesit tanë, i cili do t’ju ofrojë zgjidhje përkatëse të cilat do të pasurojnë jetët e tyre dhe nevojat e epokës digjitale.  Në bashkëpunim me shfrytëzuesit tanë, do të krijojmë zgjidhje të reja të zgjuara me të cilat ata do të mund të kënaqen në kohën digjitale”, deklaroi Misllav Galer, drejtor ekzekutiv i Vip.

Vendosja e A1 brendit në të gjitha tregjet ku punon A1 Telekom Austri Grupacioni, jo vetëm që do të përforcojë pozitën në tregun evropian, por do tu mundësoje të gjithë A1 shfrytëzuesve nga të gjitha A1 tregjet, brend përvojë të qëndrueshme dhe unike.  Edhe përveç shaplljes për ndryshim të emrit, të gjitha të drejtat dhe obligimet të fituara më parë të shfrytëzuesve, partnerëve afarist, klientëve ose furnizuesve ngelin të pa ndryshuara dhe të vlefshme, pa nevojë për ndryshimin e marrëveshjeve tani më ekzistuese.  Shfrytëzuesit nuk ka nevojë të ndryshojnë SIM kartelën, numrat, modemet ose çfarë do lloj pajisje, ndërsa të gjitha shërbimet dhe proceset e dakordësuara do të vazhdojnë të funksionojnë si deri më tani.