Arti në lidhjen dixhitale

Reklama, të cilat nuk konsiderohen acaruese dhe neveritëse, por si shërbim”. Një investim i matshëm dhe ekonomik i marketingut, një lidhje mes shitjeve dhe marketingut. Kjo tingëllon tejet e mrekullueshme nga pikëpamja e kompanisë dhe quhet Automatizimi i Marketingut. Eksperti në këtë fushë në “A1 Digital” është Sandra Lehnst, ajo jo vetëm që e kupton punën e saj, por gjithashtu ka edhe aftësinë për të na e shpjeguar. A jeni i interesuar të mësoni diçka të re? Vetëm vazhdoni më tutje leximin!

 

Sandra Lehnst

Sandra Lehnst

Sandra është shefe e platformës Onlinë në A1 Digital, që nga nëntori 2017 dhe është përgjegjëse për udhëheqjen, zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë (online) të marketingut të korporatës. Pasi kaloi disa vite duke punuar në dixhitalizimin në një shtëpi botuese ndërkombëtare, por edhe si konsulente në çështjet që ndërlidhen me CRM-në, tek ajo lindi pasioni për Japoninë dhe interesi për shqyrtimin e skriningut të mjeteve teknike. Ajo i `a kushtoi njohuritë e saj A1 Digital, si dhe kolegëve tanë nga grupi A1.

 

Punon sipas mënyrës vijuese
“Automatizimi i marketingut në praktikë në A1 Digital funksionon si vijon: vizitori në faqen e internetit merr një raport të botuar, dhe më pas merr informacion shtesë rreth shënimeve në blog, ftesa për ngjarjet dhe / ose informata grafike gjatë një periudhe të caktuar kohore dhe në bazë të interesit të tij . Është shumë e rëndësishme të mos kaloni kufirin e frekuencës (numrin e mesazheve). Qëllimi është të porositet përmbajtja dhe sasia e duhur e informacionit, në mënyrë që të lehtësohet vendimi i klientit për blerje.

Ne u takuam me Sandrën për të realizuar një intervistë dhe ajo i`u përgjigj pyetjeve tona të parashtruara,pothuajse automatikisht 😉

Që nga fëmijëria ime kam dashur të bëhem…
… menaxher (pak kohë më parë, lexova në shënimet e mia për këtë aspiratë karriere)

Kam qenë gjithmonë e magjepsur nga ajo…
… bota është aq e larmishme (fillova të udhëtoja qysh herët dhe të eksploroja botën)

Automatizimi i Marketingut në një fjali:
… Automatizimi i Marketingut është një platformë për dixhitalizimin e proceseve në marketing dhe shitje.

Ajo që është më interesante është…
… mundësia për të krijuar lidhje të ndryshme për të gjeneruar shitje.

Pasioni im për automatizimin e marketingut është rrënjosur thellë në…
… interesin që marketingu dhe TI të rriten së bashku.

Përparësitë më të mëdha për ne, si  kompani dixhitale dhe grupi A1 janë…
… përparësitë e fillimit të punës me një mjedis dixhital, që është art në vete. Strategjia e quajtur CloudFirst, siguron implementim të shpejtë dhe qasje të sigurt nga kudo. Metodat ngulmuese të punës lehtësojnë punën e shpejtë.

Përderisa punoja për grupin А1, më kujtohet sidomos kur…
… lansuam faqen e re të Internetit të grupit A1 Digital, më 28 qershor 2018.

Kur fillova të punoja për A1, unë u befasova vërtet që…
… зpër një kohë shumë të shpejtë, krijova ekipin dhe përjetova shumë liri, në realizimin e ideve të mija.

“Unë e përshkruaj rolin tim në A1 Digital si:
Udhëheqëse e platformës onlajn, përgjegjëse për menaxhimin, zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë (online) të marketingut të korporatës, me qëllim që të gjenerohet shitja dhe udhëhiqem sipas udhëzimeve UX / UI (starti i faqes së internetit a1.digital, duke përfshirë automatizimin e marketingut, përmbajtjet rekrutuese dhe dinamike, si dhe optimizimin interaktiv të normave të konvertimit).

Jam krenare që gjersa punoja për А1 Digital…
… për një kohë shumë të shkurtër munda ta implementoja projektin “Faqja e re dhe Automatizimi i Marketingut” me një ekip të shkëlqyer dhe të mësoj ekipin tim në Scrum.

Punë ekipore për mua do të thotë…
… që të gjithë tërhiqemi së bashku.

Puna aktive dhe ngulmuese është e rëndësishme për mua, sepse…
… ju mundëson të reagoni shumë shpejt ndaj ndikimeve të jashtme.

Mësimi i vazhdueshëm nuk është vetëm një fjalë kyçe, po …
… një temë qendrore në jetën time. Dua të mësoj për tema të ndryshme dhe të reja.

Duke shikuar prapa, për dy vjet, do të doja të theksoja që …
… munda të stërvitja dhe trajnoja shumë kolegë, që të punojnë me ngulm dhe me sukses.

Motivimi për mua do të thotë…
… shkëndija  në sytë e të tjerëve. “

 

Botimi origjinal në A1 Stories.