Rebrendimi i Vip-it ne A1 do të sjellë shum surpriza për shfrytëzuesit

Kompania Vip përfundoi tremujorin e parë këtë vit me rezultate të mrekullueshe, si edhe në dhjetë vitet e fundit në të cilat rritja është mbi 30 përqind edhe kur sektori regjistroi rënie, thotë Mislav Galeri, drejtori i kompanisë Vip.

Këtë vit duhet të përfundoj ribrendimi i Vip-it në A1, që sipas njoftimeve do të sjell cilësi të re në shërbimet e përdoruesve. Galeri, nga Vijena, nga selia e kompanisë, tha se në periudhën e ardhëshme do të përqendrohen në investime të reja infrastrukturore dhe të imponohen si partnerë serioz me përdoruesit.

a1 makedonija

„Tregu maqedonas është një treg i cili ka potencial dhe mundësi për investime të reja dhe ne jemi të përqendruar në të. Në vend  ka një trend të rritjes së operatorëve të telekomit, megjithëse, sipas mendimit tim, nëse flasim për një operator që do të investonte në infrastrukturën e vet, në një rrjet celularësh plotësisht të ri, mendimit tim personal është se nuk ka mjaft hapsirë. Këto janë investime shumë të mëdha dhe ne, si një operator ekzistues investojmë çdo vit në infrastrukturë të re, thotë Galer.

a1 makedonija

Mislav Galler

Kompania e përmirëson rrjetin e vet dhe është duke bërë përgatitje për gjeneratën e re, gjegjësisht për rrjetin 5G. Bëhet fjalë për investime serioze të cilat në gjithësi janë shpenzime të telekom kompanive.

Thomas Arnoldner, drejtori ekzekutiv i A1 thotë se procesi i ribrendimit po rrjedh dhe do të përfundojë deri në fund të vitit. Përdoruesit nuk do të nënshkruajnë kontrata të reja, por do të ketë shumë surpriza pozitive për ta.

 

Botimi origjinal në faktor.mk