Ribrendimi është për njerëz që besojnë në të

Bëhuni pjesë e udhëtimit tonë

Siç vazhdon udhëtimi ynë digjital, edhe ne si një kompani rritemi gjithnjë më shumë e më shumë së bashku, në vitin 2017 u mor vendimi që gradualisht marka jonë e suksesshme А1 të zgjerohet në të gjitha vendet tona. Vitin e kaluar, Bullgaria dhe Kroacia iu bashkëngjitën familjes sonë të markës A1, ndërsa para kësaj, Sllovenia, A1 Digjital dhe Grupacioni (në Austri) u bënë A1. Prej dje, edhe zyrtarisht e dimë kush është i ardhshëm: është Maqedonia!

Njoftohuni në intervistë me Tamarën dhe Janën dhe informohuni për këndvështrimin e tyre kur bëjmë fjalë për anët e ndjeshme dhe serioze në përgatitjet e projektit sekret të ribrendimit.

Para se të publikohet ribrendimi, ka shumë punë sekrete që duhet të përfundohet. Bazat e ribrendimit janë A1 strategjia jonë e përbashkët, analizë shumë e hollësishme e kompanisë lokale si edhe e situatës në treg. Vazhdoni të lexoni dhe informohuni çka nevojitet që të realizohet një projekt i ribrendimit!

 

Tamara Kaush (Projekt menaxher i Grupacionit për ribrendim) dhe Jana Durneva (Menaxhere për ribrendim për Maqedoninë), kishin një qëllim të përbashkët #MakeItHappen, që ishte përgatitje e shpalljes për ribrendim në mënyrë profesionale, të qetë dhe të kujdesshme. Në këtë intervistë, ato flasin për bashkëpunimin e tyre në këtë projekt të veçantë dhe cila është ndjenja të fillohet një kapitull i ri në A1 historinë tone:

Cila është ndjenja të punohet në përgatitjet për shpalljen e ribrendimit?
Tamara: Të kesh privilegjin të punosh në një projekt kaq të veçantë tani më 3 vite, çdoherë është ndjenjë e një vale të re të energjisë. Çdo ribrendim deri tani ka sfidat dhe situatat e ndryshme me të cilat jemi ballafaquar. Më pëlqen thënia: “Nuk fitoni shans të dytë për të lënë përshtypje të parë”, dhe besoj se lansimi i markës sonë A1 la përshtypje me të vërtetë të mirë në tregun e Sllovenisë, Bullgarisë dhe Kroacisë. Jam e sigurt se Maqedonia do të ketë mënyrën e vet unike dhe do e bëjë këtë në mënyrë të veçantë.

Një gjë për të gjitha këto projekte është vazhdimisht e ndryshme dhe këto janë njerëzit me të cilët punojmë!

a1 brand

Tamara Kaush, Projekt menaxher i Grupacionit për ribrendim

Jana: Ribrendimin e kompanisë nuk e ndjej si projekt, më tepër si udhëtim. Ky projekt vetëm e vendos bazën mbi të cilën do e ndërtojmë ardhmërinë tonë nën markën A1. Profesionalisht jam shumë mirënjohëse për besimin që më është dhënë ta udhëheq këtë projekt dhe e di se mund të llogaris në ekspertizën e ekipit lokal dhe ekipit të Grupacionit për ribrendim si edhe në mbështetjen e Ekipit tonë Udhëheqës.

Do të fillojmë ta jetojmë dhe zhvillojmë markën e re А1 në tregun maqedonas, duke u ofruar njëkohësisht vlerë shfrytëzuesve tonë dhe në mënyrë interne të punësuarve tonë.

Cila është ndërlidhja e juaj personale me markën e vjetër? A është vështirë ti thoni lamtumirë tij?
Jana: Para pothuajse katër viteve, bashkuam tre kompani me kultura të ndryshme korporative, me marka dhe karaktersitika personale. Tani, ribrendimi ofron mundësi unike të ndërtohet ardhmëria e kompanisë nën markën A1 me të cilën çdo anëtar i ekipit mund të ndërlidhet. Si menaxhere e projektit në një temë kaq të rëndësishme, përqendrohem në ofrimin e projektit të suksesshëm. Për këtë qëllim, krijuam një change menagment special dhe një program amabasadori që e sqarojnë strategjinë e markës A1. Jam e bindur se do t’ia dalim ti tejkalojmë aspektet eventuale emocionale që janë para nesh dhe se së bashku do të krijojmë diçka të re.

Transparenca dhe integrimi i tekstualisht çdo kolegu në gjithë kompaninë është me rëndësi të madhe.

Si është puna ekipore në kompani dhe me ekipin e Grupacionit për ribrendim? #ekip
Tamara: Ajo që më pëlqen në veçanti në tregun maqedonas dhe kolegët është mikpritja e tyre e pabesueshme, ndjenja sikur je në “shtëpi”, biseda të drejtpërdrejta dhe të hapura dhe shumë energji specifike e ekipit i cili do e japë gjithë forcën e vet për të arritur të pamundurën. Bashkëpunojmë afër dhe përditshëm.

E japim mbështetjen tonë me gjithë njohurinë dhe ekspertizën tonë, këmbejmë ide, bindemi dhe kuptohet, shohim të argëtohemi mirë!

Jana: Muajt e kaluar ndërtuam besim dhe funksionojmë mirë si një ekip. Me shpalljen e ribrendimit, shpresoj se entuziazmi dhe motivimi i ekipit do të jenë “infektues” dhe do të përhapen nëpër kompani. Projekt ekipi lokal përbëhet prej profesionistëve të jashtëzakonshëm me shumë përvojë të cilët kanë mirëkuptim për kompleksitetin e projektit. Udhëheqësia nga ana e ekipit të Grupacionit për ribrendim dhe ndarja e tyre e përvojave nga tregjet tjera janë me të vërtetë ndihmë e madhe.

Besoj se në fund të projektit do të ndjehemi më tepër si familje sesa si kolegë.

a1 brand

Jana Durneva, Menaxhere për ribrendim për Maqedoninë

Cilat janë pritjet personale nga marka A1?
Tamara: Pres me padurim që të gjitha kompanitë të shkëlqejnë nën markën A1, duke e zgjeruar fuqinë e tij jashtë kufijve të vendit. Pasi ti përfundojmë projektet e ribrendimit, secilit prej përreth 19.000 të punësuarve, puna në A1 do të duhet ti jetë një dimension shumë i veçantë. #A1noborders

Qëllimi ynë: ta bëjmë markën A1 markë internacionale e cila për momentin shërben me krenari 25 milionë shfrytëzues.

Jana: Të jesh pjesë e ekipit për transformim digjital në kompani, unë dhe kolegët e mi jemi shumë të emocionuar të ofrojmë zgjidhje digjitale të cilat e digjitalizojnë përvojën digjitale por edhe e digjitalizojnë procesin intern dhe në këtë mënyrë kontribuojmë për vizionin tonë të Grupacionit “përforcimi i jetës digjitale.”

Cilat janë aspektet pozitive të ribrendimit (shpalljes)?
Tamara: Një gjë është e sigurt dhe kjo është se ekipi final A1 dhe kapitulli i ri A1 e fillon jetën e vet të re atë ditë (natë) të ribrendimit kur do të lëshohet TV reklama, kur sistemet do të jenë të lëshuara dhe do mbajmë fat! #e paçmuar
Janа: I bashkëngjitemi familjes А1 dhe pjesë e NJË kompanie me markë të fuqishme, të dëshmuar dhe të njohur në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Kjo e hap potencialin e paçmuar për tregjet lokale, gj.gj. siç thotë z. Xhek Ma: “Vizion global, fitore lokale.”

#OneBrand #OneCompany #Team #Trust #Agility #MakeItHappen

 

Botimi origjinal në a1 Stories.