Oferta dhe shërbime

А1 si pjesë e Grupacionit A1 Тelekom Аustri në tregun maqedonas shfrytëzuesve u ofron një gamë të gjerë të shërbimeve që përmirësojnë në mënyrë të konsiderueshme jetesën dhe punën digjitale.

Në kuadër të markës A1, të gjithë shfrytëzuesit privat dhe biznesor të A1 në tregun lokal mund të shfrytëzojnë përfitimet e zgjidhjeve me cilësi më të lartë të telekomunikacionit në rajon.

Gjatë punës së tij, A1 angazhohet për përmbushjen e plotë të nevojave të komunikimit të shfrytëzuesve të tij dhe për këtë arsye përmirëson vazhdimisht shërbimet dhe zgjidhjet që i ofron.

a1 grupacijaShërbimet mobile

Në kuadër të shërbimeve mobile, A1 është një lider në industrinë dhe rajonin, që ofron zgjidhje novatore për komunikim të gjerë.

Lidhja e qëndrueshme dhe mbulimi i plotë i lejon shfrytëzuesit të flasin, të bashkëpunojnë, të luajnë, të ndajnë dhe komunikojnë në mënyrë intuitive dhe të thjeshtë, si asnjëherë më parë.

a1 grupacijaInterneti

Si një lider në industrinë e telekomit, A1 ofron lidhje të shkëlqyer të internetit që siguron një përvojë fantastike të shfrytëzuesve në të gjithë territorin e shtetit.

Në mënyrë që të ofrojë zgjidhje të avancuara dhe bashkëkohore, A1 kombinon në mënyrë të përkryer teknologjinë më të fundit për zhvillimin e shërbimeve dhe produkteve, me një njohuri të plotë të nevojave të shfrytëzuesve të tij dhe në këtë mënyrë siguron një pozicion udhëheqës në rajon.

a1 grupacijaTelevizioni

Me shërbimet e tij televizive, A1 është lidhja e një numri të madh të ekonomive familjare me botën e filmit, muzikës, informacionit, sportit dhe show biz-it.

Portofoli televiziv përfshin një përzgjedhje të larmishme të kanaleve televizive që sjellin freski dhe gëzim në shtëpinë ose në vendin e punës.

a1 grupacijaZgjidhjet e TIK-së

Nëpërmjet një bashkimi të zgjidhjeve teknike dhe ideve inovative, A1 u ndihmon shfrytëzuesve të marrin produktin e duhur të TIK-së që është intuitiv, efikas, lehtësisht i qëndrueshëm dhe që në një kohë të shkurtër bëhet komponent i domosdoshëm në punën e përditshme.