Shitja nuk është vetëm marrëveshje e nënshkruar por është krijimi dhe ndërtimi i besimit

Intervistë Slobodanka Miovska, udhëheqëse e Seksionit për shitje korporatave

Para më shumë se 10 viteve, Slobodanka Miovska lundroi në ujërat e tregtisë në operatorin e atëhershëm Vip, kompani e cila futi konkurrencë dhe e lëvizi tregun e telekomunikimeve në vend.

Ajo është pjesë e familjes Vip prej vetë fillimeve dhe flet me krenari për zhvillimin dhe ndërtimin e karrierës së vet të cilën siç thotë e ka ndërtuar gradualisht, pa kërcyer shkallë, me punë të jashtëzakonshme dhe përkushtim ndaj obligimeve të përditshme. Tani e ushtron funksionin e udhëheqësit të Seksionit për shitje korporative në Vip, kompani e cila jo vetëm që është provajder i telefonisë celulare por është edhe operator konvergjent i cili ofron zgjidhje të plotë telekomunikacioni për telekomunikacion.

a1 makedonija

Ajo është kureshtare, plot pasion ndaj jetës dhe punës që e punon, skajshëm e përkushtuar ndaj njerëzve të cilët i konsideron miq, e drejtpërdrejtë në raportin ndaj të tjerëve dhe besnike. Shfrytëzuesit afaristë janë përditshmëria e saj, ndërsa në pyetjen a jeni përzgjedhëse, përgjigjet me buzëqeshje se kjo është sekret afarist të cilin nuk mund ta shpalosë me ne por potencon se kjo nuk është akt i nënshkrimit të marrëveshjes por i krijimit dhe ndërtimit të besimit.

Punoni në një sektor jashtëzakonisht dinamik dhe me një grup karakteristik të shfrytëzuesve që kërkon vëmendje të jashtëzakonshme. Ju nevojitet energji gjatë gjithë ditës, si ju fillon dita, me kë e pini kafen e parë të mëngjesit?

Për çdo punë, bile edhe për kryerjen e aktiviteteve rutine nevojitet kondicion fizik dhe energji e madhe, por sipas meje, ajo që është vendimtare është mendimi i pastër dhe mendja e hapur. Pa paragjykime ti qasesh obligimeve të përditshme. Keni të drejtë kur thoni se telekomunikimet janë sektor jashtëzakonisht dinamik për arsye se risitë janë të përditshme. Nevojat e shfrytëzuesve për telekomunikim ndryshojnë vazhdimisht, ndërsa ne u përshtatemi vazhdimisht tyre.

Në fillimet e karrierës sime mbisundonin oferta të cilat përqendroheshin në thirrjet dhe në SMS-et, ndërsa tani fokusi është në trafikun e internetit dhe ofertat që ofrojnë zgjidhje të tërësishme për biznesin shfrytëzuesit. Nuk ndalemi këtu, siç publikuat edhe ju, Vip është pjesë e Grupacionit A1 Telekom Austri dhe si rezultat i ribrendimit, do të bëhet pjesë e familjes së markës A1. Me këtë Vip do të bëhet pjesë e ofruesit lider të shërbimeve digjitale në Evropën Juglindore që ka 25 milionë shfrytëzues dhe kompani e cila synon kah ajo që ta lehtësojë jetën e përditshme digjitale të shfrytëzuesve, si edhe t’ua bëjë jetën më produktive dhe kuptohet, më të këndshme.

Së këndejmi, bëhet fjalë ekskluzivisht për një fushë që ndryshon në mënyrë dinamike dhe për profesion i cili kërkon përqendrim maksimal dhe përkushtim të pakufizuar ndaj ndërtimit të relacioneve me shfrytëzuesit në bazë të besimit dhe përmbushjes. Prandaj e filloj ditën në mënyrë të shëndetshme dhe energjike, me pjatë përplot fruta dhe kuptohet kafe mëngjesi për energji edhe atë në Vip kafeterinë në shoqëri të kolegëve që më mbushin me energji pozitive. Kështu fillon çdo ditë në të cilën më lëviz motoja ime se fjala e dhënë patjetër duhet të përmbushet.

Çka ju motivon?

Në çdo profesion dhe për çdo profesionist ka gjithmonë sfidë në punën që e punon, pa dallim sa i mirë është në këtë. Gjithmonë ka mundësi të reja së të, është i paevitueshëm provokimi dhe dëshira për tu përkushtuar tërësisht punës dhe “nxitimit” pas suksesit. Atëherë suksesi është i garantuar.

Për ne, që vijmë nga sektori i shitjes, zakonisht thonë se është e theksuar dëshira për rezultat individual por unë e shoh këtë nga një drejtim tjetër – puna ekipore të cilën e kultivojmë në kompani gjithmonë e sjell rezultatin tonë edhe si individë edhe si ekip. Prandaj çdoherë, çdo shitje të mbyllur e kremtojmë së bashku dhe për mua nuk ka motiv më të madh sesa të jesh i rrethuar me fytyra të lumtura.

Cilat janë planet dhe obligimet e Juaja ditore?

Shitësi i mirë është mjaft ekstrovert, gjithmonë pozitiv, mendjeprehur dhe njeri shumë i durueshëm i cili ka njohuri solide të segmentit të biznesit vendor në përgjithësi. Puna jonë është në teren, zyra jonë është atje ku janë shfrytëzuesit tanë për shkak se biznesi nuk vjen te ne por kërkohet. Pikërisht për këtë arsye dita e punës është mjaft dinamike dhe përplot takime me një qëllim të vetëm të sigurojmë kushte për një përvojë shfrytëzuese kulmore.

Shitja korporative është segment i ndërlikuar i cili kërkon përkushtim të madh, qasje të personalizuar, marrje të shpejtë të vendimeve dhe ballafaqim të përditshëm me sfida të shumta. Në parim punoj me agjendë të definuar paraprakisht, në të cilën çdoherë ka kohë për diçka të “paplanifikuar”. “Follow up” i aktiviteteve në bazë ditore është “must”. Mjaft dinamike, por gjithë kjo më vjen mirë për shkak se e punoj atë që dua.

Si e përmbushni kohën e lirë?

Ato që më njohin më mirë do të thonë se jam person energjik, vazhdimisht në lëvizje dhe në garë me kohën. Edhe pse është ashtu, jeta ime nuk dallohet edhe aq nga ajo e njerëzve të ri. Dua ta kaloj kohën me shoqëri të mirë në ndonjërën nga kafenetë shkupjane, veçanërisht i kam për zemre ndejat me miqtë e mi në shtëpinë time kur di tu përgatis edhe ndonjë specialitet peshku dhe me verë të bukur të bisedojmë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Kurrë nuk heq dorë nga mbajtja e kondicionit tim fizik dhe prandaj ushtroj në mënyrë aktive fitnes tani më 9 vite, merrem me bjeshkatari dhe relaksohem në Vodno.  Kënaqem të udhëtoj dhe prandaj këtë vit Zanzibari është destinacioni im.

a1 makedonija

Si ju përfundon dita?

Këndi për relaksim të plotë është shtëpia ime. Një film i mirë është gjithmonë opsion ndërsa vikendet, nëse nuk udhëtoj, një pije në shoqëri të mirë është gjithmonë opsion i preferuar.

 

Botimi origjinal në faktor.mk.