Prej ideje në realitet – si mund të kenë sukses start-upët e sotëm në botën e sotme konkurrente!

Dje, si pjesë e Edicionit CALU5 Startup të mbështetur nga Vip, Senior HR-i jonë, Drejtori për Komunikime Korporative dhe Biznes Transformime, Ivan Skender kishte një sesion interaktiv me mbi 40 participantë të hekaton evenimentit ku ai ndau me to këndvështrimet e tij rreth tre faktorëve më të rëndësishëm që u nevojiten startapëve të ri me qëllim që të kenë sukses në teh botën e sotme. Ai potencoi se duhet të tentojnë ti pushtojnë teknologjitë e ardhmërisë: IoT, Big Data, Virtual Reality, Artificial Intelligence dhe Robotizimin. Pa dallim se cilën fushë do e zgjedhin, duhet të synojnë tregun global. Ivani theksoi se nëse dëshirojnë të kenë sukses, duhet të jenë ndër kompanitë e para në treg që do të zhvillojnë teknologji/zgjidhje të reja, dhe nëse më së paku dy kompani në Maqedoni e kanë atë produkt, atëherë duhet të lëvizin më tutje dhe të zgjedhin diçka tjetër.

Nëse e pyesin veten se si ta prezantojnë veten në treg, këshilli i tij për to është të shfrytëzojnë solucione të avancuara dhe të gjejnë partnerë lokal në tregjet e huaja. Sipërmarrësit kanë nevojë për njohuri teknologjike, për marketing know-how dhe për dizajn të mirë për produktin e tyre që të jetë atraktiv para investitorëve potencial.

Ai i informoi se Meetup-ët janë çdoherë vend i mirë për të takuar njerëz kryesorë. Teknologjia nuk është goditje njëherësh. Duhet doemos të kenë vullnet të mësojnë, të mësojnë dhe të mësojnë me qëllim që të kenë sukses në biznes botën e sotme, për arsye se dituria vjetrohet shumë shpejt.

Dhe në fund, këshillat më të rëndësishme për teh sipërmarrësit e ri: Përdorini teknologjitë e të ardhmes, bëhuni shumë-funksional, kini vullnet të mësoni dhe të investoni kohë në zhvillimin e e tubimeve dhe grupeve siç është ky evenimenti.