Krijojmë së bashku: Intervistë me studenten Marija Barkova

E–scooter prezanton njërin nga promocionet më të suskeshme deri tani, me ndihmën e të cilit shfrytëzuesit pasurohen me mjetin transportues ultramodern – trotinetin elektrik.

Këtë herë prezantojmë Maria Barkova, e cila është 21 vjeç, nga Velesi dhe është studente e Universitetit për Arte Audio-vizuale EFTA në Shkup, e me të cilën biseduam mbi angazhimin e saj si anëtare e njërit prej grupeve qëllimore të projektit “Krijojmë së bashku”, propozimi i së cilës që trotinetët të gjenden në ofertën e Kompanisë u bë real.

a1 makedonija

Krijojmë së bashku është një koncept krejtësisht i ri në punën e kompanive maqedonase, kurse ti pranove sfidën për të qenë pjesë e këtij hapi fillestar të kompanisë. A ka bazë për të vazhduar funksionimi me kapacitet të plotë?
Gjithsesi, padyshim se jam e bindur në suksesin e këtij koncepti, meqenëse shfrytëzuesit më së miri e dinë nga se janë të kënaqur dhe çka ju mungon, të krijojnë për vete dhe të kërkojnë oferta më të mira, kurse Vip me të vërtetë hapi dyert dhe me vëmendjeve dëgjoi propozimet dhe mundësoi që t’u plotësohen këta të fundit.
Ju jeni një ndër anëtarët e grupeve qëllimore që krijojnë së bashku. Si realisht rrjedh cikli i punëtorive?
Punëtoritë janë jashtëzakonisht interesante dhe janë një përvojë unike. Ku nëpërmjet punës në grupe në mënyrë argëtuese arrihet deri te idetë dhe zgjidhjet interesante. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve nuk njihen mes vete dhe këtu fitojnë mundësinë për të mësuar më shumë gjëra për njëri –tjetrin dhe për t’u njoftuar me njëri – tjetrin. Para se të filloj pjesa serioze e punës.

a1 mk

Kompania, a ka sens për implementimin e rekomandimeve që japin shfrytëzuesit?
Unë personalisht jam një shembull konkret për atë se Kompania ka sens për t’i implementuar rekomandimet dhe idetë e shfrytëzuesve, meqenëse unë isha pjesë e grupit që kishte idenë për E–scooter. Çmuam se një ofertë e krijuar në këtë mënyrë, do të pranohet tek një numër më i madh i të rinjve, që do ta ndiqnin trendin e ri të mjetit transportues, që kursen kohë, financa dhe kuptohet, i arsyeshëm në aspektin ekologjik.