Intervistë me Gorast Cvetkovski aktor, programer, gejmer

Krijojmë së bashku” në pritje të markës së re A1

 

1. Aktori i njohur, Gorast Cvetkovski, publiku po e njeh dhe lidh me gejming. Gejmingu është pasioni i tij i dytë. A u realizua ëndrra e fëmijërisë?

Unë isha i lindur për programer (në kohën e fëmijërisë sime quhej “kompjuterxhi”). Babai im është i këtij profesioni, andaj gjithçka rreth meje shkonte në këtë drejtim. Shkolla e mesme në drejtimin Elektro e përfundova me mesatare 5.00, e kalova provimi pranues në Fakultetin Elektro poashtu pa problem, mirëpo rrugës kuptova se ajo që unë doja ta bëj dhe ta punoj, ueb faqet, 3D modelimin, lojërat dhe programimin, në programet e atëhershme ishte shumë pak e përfshirë. Duhej që të kaloj nëpër shumë procese të mësimit të lëndëve të ndryshme si: matematika, baza elektroteknike, fizika dhe lëndë të tjera (që gjithashtu janë të rëndësishme) në mënyrë që të jem i gatshëm më tej ta kap momentin që kam dëshiruar.

Dhe kështu, mora një rrugë tjetër.
Një stacion më tej ishte Fakulteti i dramaturgjisë. U paraqita, e dhashë provimin, më pranuan dhe për çudi më eci fati. Tani jam Aktor i punësuar në Teatrin e Maqedonisë, por edhe bashkëthemelues krenar i Asociacionit të Maqedonisë për krijimin e lojërave – MAGDA dhe bashkëthemelues i podcast – it të vetëm, më të madh për momentin në Maqedoni GG.MK.

Secila gjë pra, i ka hapur rrugën një gjëje tjetër. Gejmingu dhe programimi më japin një ngjyrë reale për atë që bëj, sepse këtu, 1 (njëshi) është gjithmonë 1 (një), kurse nga ana tjetër, aktrimi më mundëson që ta rigjeneroj trurin, ashtu që 1 (njëshi) ndoshta është 2(dy) e ndoshta 1(një)…apo 3(tre)…

a1 mk

2. Kompania e telekomunikimit Vip po bën hapat fillestare në vend për futjen e konceptit të inkuadrimit të shfrytëzuesve në krijimin e prodhimeve dhe shërbimeve të reja. A mendoni se do të jetë i suksesshëm?

Në internet ka një sërë “memme – sh” për “Design vs. User expirience” dhe mendoj se kjo jep një fotografi reale të shkëlqyeshme. Shumë shpesh, shfrytëzuesit përdorin mbrapsht, apo thënë shkurt, gabimisht pajisjet apo shërbimet krahas asaj se si i kanë paramenduar dizejnerët dhe kreatorët. Më konkretisht, kur kemi një shteg deri tek kiosku më i afërt, njerëzit nuk do të shkojnë rrugës e cila edhe pse është e bukur dhe estetike nuk i bien rrotull, por shkurt, tërthorazi nëpër bar.

3. Ju jeni një prej anëtarëve të grupit qëllimor që krijojnë së bashku. Realisht, si zhvillohet cikli i punëtorive?

Është hera e parë që inkuadrohem në një program të këtillë. I gjithë procesi fillimisht ngjasonte të jetë mjaftë i lirshëm, të mos them joserioz. Të gjithë hidhnin ide, një pjesë e madhe e të cilave madje tingëllonin si të marra. Turpërohej ai që nuk thoshte ndonjë budallallëk më të madh se personi që ka folur paraprakisht. Po fola kështu, a do të qeshen me mua? Çka nëse dikush tjetër e thotë këtë dhe duket më i zgjuar se unë? A mund të kërkoj diçka për të pirë? Cila është WC-ja e meshkujve dhe cila është e grave?

Një grumbull pyetjesh, të cilat në pamje nuk çonin askund,…por ashtu siç koha kalonte, ashtu u largua mjegulla dhe u bë e qartë se në çfarë kahu ishte drejtuar skuadra jonë.
Ishte e pabesueshme se si prej dyqind ideve që jepeshin “aty për aty”, në fund fituam një koncept produkti që i përgjigjet gjitha nevojave tona në skuadër, dhe Vip është në gjendje ta pranojë dhe ta realizojë atë. Plus, momenti për të krijuar diçka që do ta përdorin miliona shfrytëzues, në këtë rast duke mos e marrë vesh askush, se ne e kemi bërë këtë, është një ndjenjë e papërshkrueshme.

4. Si është atmosfera kur hyni në procesin e krijimit?

Nuk e dinim saktësisht se çka po na pret. Pasi firmosëm një grumbull letrash, që më duhet ta them se në një moment më brengosi, mendova, ku po më çon kjo, pastaj edhe njerëzit tjerë që mendonin se sigurisht bëhet fjalë për Fokus grup, gjë që nuk është e saktë. Ishte bukur larg nga fokus grupi. Ishte krijim, dizajnim dhe aheng. Gjithçka në një vend.

a1 mk

5. Kjo kompani, a ka prirje për implementimin e rekomandimeve që japin shfrytëzuesit e saj?

Bota çdo ditë në prezenton teknologji, arritje, gaxhetë, pajisje interneti, kurse fitojmë shuuuumë pak prej kësaj. Е të mos flasim se për t’i fituar këto, njëkohësisht duhet të bëhemi firmë – jurista – doganierë- bankier. Ka një kohë të gjatë që Vip merr një hap shumë të mirë.Po bëhen gjithnjë e më e sofistikuar. Ata ndjekin se ku me saktësi qarkullojnë shfrytëzuesit.

Më kujtohet se Smart Home i Vipit ishte një nga idetë që sillej në mesin e skudrave dhe OP, për një kohë e shohim si produkt. Dhe më e mira është, se po funksionon. Nuk është vetëm se një gimik, nuk është vetëm se një fllaer, por në të vërtetë po punon. E njëjta gjë ndodhi edhe me Vip Gejm Fest. Vip kuptuan se në çfarë drjetimi po shkon komuniteti, që në për momentin gjendet në piedestal dhe morën guximin për një hap gjigant. Investuan mund jashtëtokësor, njerëz, logjistikë dhe teknologji që në fund të dalë kjo që është. Gejming turniri i ynë më i madh deri më tani. Ndjenjë epike!