Dixhitalizimi në harmoni me mjedisin

Jo vetëm cicërima dhe kënga e zogjve lartë, në pemë, por edhe hulumtimi, siç është Nisma Global e- Sustainability Initiative (GeSi ), e realizuar në vitin 2015, ka treguar se ICT mund të zvogëlojë emetimet e CO2 deri në 20%, deri në vitin 2030. Por çfarë do të thotë kjo për një kompani të telekomunikacionit, si kjo e jona, pyeteni me siguri? Vazhdoni të lexoni!

Dixhitalizimi është “fajtori” kryesor, që kompanitë e telekomunikacionit hasin në një sfidë të dyanshme: Nga njëra anë, është e rëndësishme të zgjerohet infrastruktura në të gjithë vendin, në mënyrë që produktet dhe shërbimet, të jenë në dispozicion më gjerësisht. Por, nga ana tjetër, është gjithashtu e rëndësishme, që kërkesa për rritje të energjisë në një rrjet në rritje e sipër, duhet të jetë  e orientuar miqësisht drejt mjedisit dhe sjelljes ndaj burimeve.

Hasim në përgjegjësinë ndaj mjedisit dhe që nga viti 2010, kemi zbatuar udhëheqjen e njëjtë në të gjithë Grupin, i cili kontrollon dhe mat objektivat dhe aktivitetet. Kur flasim për reduktimin e emetimeve të gazrave të dëmshme, ne përdorim së pari masat synuese të reduktimit të emetimeve, ndërsa hapi i dytë është marrja e energjisë, që na nevojitet nëpërmjet burimeve të ripërtërira, sa herë që është e mundur dhe ekonomikisht e qëndrueshme. Në kërkimin e shembujve në kompanitë tona, kemi hasur në projekte të shkëlqyera: A1 Austria është një pioniere në sigurinë ekologjike dhe miqësore, ndaj përdoruesve të saj me rrjetin e saj të gjelbër. Pothuajse në të gjitha vendet, udhëhiqemi me natyrën dhe përdorim energjinë diellore dhe të erës, si dhe modelet hibride për stacionet tona bazë, e në Bjellorusi dhe Austri, parqet fotovoltaike kontribuojnë në prodhimin e energjisë së gjelbër.

Pavarësisht përparimit që kemi bërë, me bërjen e hapave të parë, rruga jonë nuk ka mbaruar. Që të jemi të suksesshëm, duhet të kemi një udhëheqje që na mbështet, specialistë që janë të orientuar drejt ofrimit të zgjidhjeve si dhe punonjës, që punojnë së bashku.

Puna e përgjegjshme ndaj mjedisit tone jetësor, nuk është vetëm të ndihemi mirë, por nevojitet që ajo të praktikohet vazhdimisht. Hidhni një sy disa aktiviteteve të qëndrueshme përmes Grupit A1 dhe mësoni më shumë duke lexuar Raportin e Përbashkët vjetor 2017!

 

Botimi origjinal në A1 Stories.